KADC prezentoi sot draft Planin e Cilësisë së Ajrit për komunën e Prishtinës në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës ku ishin present Udhëheqësja e Divizionit për Mbrojtje nga Ndotja Industriale dhe përfaqësuesit e JICA.
Plani i Cilësisë së Ajrit për komunën e Prishtinës përveç që paraqet gjendjen faktike përfshinë edhe masat që duhen të ndërmerren për mbrojtjen efektive të ajrit nga ndotja e ajrit.
KADC prezentoi ndotjen që vjen nga ngrohjet shtëpiake dhe trafiku dhe masat që duhet të ndërmerren. Njëra ndër to ishte edhe krijimi i Zonës me Emetim të Ulët në qendër të Prishtinës ku trafiku është më i ngeshur dhe ku ende lirshëm qarkullojnë automjetet me Euro Standarde nën 5.
Plani i Cilësisë do të rishikohet nga departamentet e komunës së Prishtinës, pastaj do të dërgohet në Ministri dhe pas debatit publik do të hidhet në miratim në asamblen e komunës së Prishtinës.
Plani është hartuar nga KADC në bashkëpunim me grupin punues të komunës së Prishtinës për përpilimin e planit.