Pakënaqësia dhe presioni i qytetarëve me mos zbatimin dhe shkeljen e Ligjit nga duhanpirësit dhe menaxherët e kafiterive është rritur!
Në pothuajse të gjithë sektorët tjerë mbrohet shëndeti nga duhanpirja pasive përveç se në sektorin e gastronomisë.
Sot kur për zbatimin e Ligjit dhe kundër duhanpirjes në vendet publike janë të rreshtuar Presidentja, Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë dhe zv. Ministrat, më shumë se kurrë më parë duhet të mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të gjithë qytetarëve përfshirë dhe vet duhanpirësit!
Në takim me zv. Ministren Dafina Gexha Bunjaku biseduam për domosdoshmërinë e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit përmes të cilit:
1. Mbrohet shëndeti i fëmijëve tanë në radhë të parë
2. Mbrohet shëndeti i joduhanpirësve
3. Mbrohet shëndeti i duhanpirësve
4. Nryshon imazhi i Republikës së Kosovës
5. Respektohet e drejta e qytetarëve për socializim në ambiente të mbyllura pa tym duhani.