Sllovenia nga viti 2020 me paketime të thjeshta për duhan

Sllovenia miraton Ligjin për paketim të thjeshtë të duhanit nga viti 2020

Parlamenti i Sllovenisë miratoi Ligjin për të imponuar paketimin e thjeshtë të duhanit duke filluar nga viti 2020, duke goditur marketingun e industrisë së duhanit, në një përpjekje për të reduktuar pirjen e duhanit në vend.
Pothuajse një e katërta e sllovenëve në mes 15 dhe 64 vjeçar janë duhanpirës. Anëtari i Bashkimit Evropian ka 2 milionë qytetarë.

“Çdo ditë, 10 njerëz në Slloveni vdesin për shkak të pirjes së duhanit. Ne humbasim më shumë se 5 % të prodhimit të brendshëm ose 1.8 miliard euro për shkak të duhanit”, tha ministri i shëndetësisë Milojka Kolar Celarc.

Ligji, i cili u miratua nga 61 vota për dhe asnjë votë kundër, do të ndalojnë reklamimin e produkteve të duhanit dhe shfaqien e tyre në shfaqje televizive dhe në ngjarje publike që kanë për qëllim e target moshat nën-18.

“Pirja e duhanit vrau më shumë njerëz se sa të dy luftërat botërore bashk, por duhani ende u reklamohet njerëzive nën moshë, si diçka e zakonshme dhe shoqërisht e pranueshme,” tha Celarc, duke shtuar se Sllovenia ka për qëllim që të bëhet një vend ku duhanpirësit do të përfaqësojnë më pak se 5 për qind e të popullsisë.

Pavarësisht protestave nga industria e duhanit, këto vende duke përfshirë Britaninë dhe Australinë kanë zbatuar tashmë paketimin e thjeshtë të duhanit.

Author:

Share This Post On