Sporti në Shkollat e Klinës

Sporti në Shkollat e Klinës

Në Klinë u mbajt tryeza me temën “Sporti në shkollat e Klinës” në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit përmes angazhimit, kreativitetit dhe inovacionit të rinisë”. Në tryezë morrën pjesë personalitete të sportit në vendin tonë, drejtorë të Komunës së Klinës, drejtorë të shkollave fillore, arsimtar të edukatës fizike, udhëheqës të klubeve sportive, prindër dhe nxënës.

U prezentuan rezultatet e anketës me nxënësit e shkollave fillore dhe u diskutua mbi sportin dhe nevojën për më shumë sport dhe disciplina sportive dhe sportin për të gjithë pa dallim në shkolla.

Pjesprezentohen rezultatet e anketës me nxënësit e shkollave fillore dhe diskutohet mbi sportin dhe nevojën për më shumë sport dhe disciplina sportive dhe sportin për të gjithë pa dallim në shkolla.

Pjesëmarrësit e tryezës:

1. Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës –

Dy orë edukatë fizike është pak për nxënës. Duhet të kemi pesë orë në javë sport në shkollat tona. Sporti është domosdoshmëri e cila i zhvillon nxënësit tanë. Iniciativa të tilla, janë të nevojshme, jam i gatshëm që gjithmonë të marr pjesë dhe jap kontributin tim.

2. Skender Merturi, drejtor për kulturë, rini e sport, komuna e Klinës
Komuna ka ndërtuar katër fusha sportive dhe është e hapur për plotësimin e kërkesave që vijnë nga të rinjët. Komuna ka subvencionuar 10 klube sportive.

3. Ahmet Krasniqi, zëvendës drejtor i shk. f. Ismet Rraci
Kemi mungesë të palestrës sportive dhe fushave të sportit, mungesë të rekvizitave. Por kemi nxënës të motivuar për sport.

4. Florina Berisha, KADC
Gati 100% e nxënësve të anketuar kanë shprehur dëshirën për më shumë sport në shkollë dhe më shumë disciplina sportive e posaqërisht not.

5. Sejdi Desku, kryetar i shoqatës së pedagogëve sportiv në Klinë dhe trajner i klubit „Dukagjini“, volejboll- vajzat
Sfidë koordinimi i aktiviteteve arsimore jashtë mësimit të rregulltë. Garat në shkolla mbahen diku-diku. Vështirësi paraqet transporti apo bartja e nxënësve për pjesëmarrje në gara. Vajzat në futboll të mos anashkalohen por të subvencionohen sikurse djemtë.

6. Monika Palushaj, Këshilli i veprimit rinor lokal, Klinë
Të rinjët nga vendet e largëta të komunës së Klinës e kanë shumë të vështirë të merren aktivisht me sport për shkak të largësisë. Nuk ka transport të organizuar për ata.

7. Sami Millaku, pedagog i edukatës fizike dhe trajner i volejbollit për vajza klubi „Klina“
Komuna na i ka hap dyert për bashkëpunim, por mungon vullneti në mesin e pedagogëve. Nuk ka rekuizita të mjaftueshme, topat janë prej materialit shumë te dobët, nuk mjaftojnë më shumë se vetëm për një lojë.

8. Ema Kadriu, nxënëse, futbolliste, talente
Luaj dy orë në shkollë dhe ushtroj jashtë shkollës në klubin futbollistik për femra “Dukagjini”, Klinë.

9. Valon Nrecaj, nxënës, futbollist
Luaj 2 herë në shkollë dhe tri here jashtë shkollës për klubin “Dardania” Pejë më pagesë 15 euro në muaj.

10. Hil Merleku, pedagog edukatës fizike
Në Kosovë kemi shkollë të mesme të artit dhe të muzikës por nuk kemi shkollë të Sportit. Rekuizita cilësore në shkolla.

11. Arben Limani, drejtor për arsim, komuna e Klinës
Ejani që sot të furnizoheni me pajisje dhe rekuizita sportive në komunë. Komuna i ka dyert e hapura mirëpo duhet të vini me kërkesa në të shkruar.

12. Mustaf Deliu, prind dhe mësimdhënës
Çka më tutje? Si të ecim më tutje? Djali im që nga mosha 7 vjeqare ka luajtur futboll dhe ka ushtruar në klubin „Dukagjini 2000“. Kur i ka mbushur 18 vjeq, trajneri atij dhe 20 të tjerëve u ka thënë „shkoni në shtëpi“. Në Kosovë mungon lidhja mes ligave të grupmoshave. Nuk ekziston Liga regjionale për junior. Për këtë arsye talentat si djali im dhe bashkëmoshatarët e tij humbin talentin pas moshës 18 vjeqare.

13. Blerim Kelmendi, prind dhe mësimdhënës
A ka komuna e Klinës resurse për sport? Klina rrethohet prej pesë lumenjëve. A ka komuna plan për ndërtim të pishinës? Nga anketa pamë që nxënësit kanë dëshirë të merren me not.

14. Edmond Golaj, nxënës
Unë luaj futboll në shkollë. Nxënësit tjerë që nuk janë pjesë e ekipeve të futbollit në shkollë, gjatë orës së edukatës fizike rrinë në klasë.

15. Edi Buqani, nxënës
Kam dëshirë të merrem më shumë me sport dhe t’u ofrohet mundësia edhe nxënësve të tjerë të merren me sport.

16. Binak Gashi, kryetar i klubit të hendbollit „Dukagjni“, Klinë
Ekziston njëfarë xholizie në mesin e pedagogëve të edukatës fizike që pengon bashkpunimin dhe nxitjen e nxënësve që të merrem me më shumë sport. Duhet t’i heqim të rinjët nga rruga, dukuritë e këqija dhe pse jo nga përdorimi i tepërt i sportit.

#SportipërtëGjithë
#SportinëShkolla
#JavaEvropianeSportit
#BeActive
#USAID
#ATRC

Posted by Kosovo Advocacy and Development Centre – KADC on Thursday, 27 September 2018

Author:

Share This Post On