KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

KADC ngrit vetëdijen për të ushqyerit e shëndeshtëm dhe aktivitetin fizik

Prishtinë, 23 maj 2016

Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi rëndësinë që ka të
ushqyerit e shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, në muajin maj ka filluar mbajtjen e prezantimeve interaktive në
shkollat fillore të komunës së Prishtinës.

KADC është angazhuar për ngritjen e vetëdijes në këtë fushë nga fakti se fëmijët dhe prindërit në Kosovë çdo ditë e
më shumë po përballen me probleme si mbipesha dhe zhvillimi trupor jo i drejtë. Sot është bërë normale që fëmijët
tanë të konsumojnë rregullisht ushqime jo të shëndetshme siç janë ushqimet e shpejta dhe ushqime të tjera që njihen
si “junk food” e që në kombinim me pasivitetin fizik sjellin pasoja të rënda për shëndetin e tyre në të ardhmen. Kur
kësaj i shtohen edhe lojërat dhe argëtimi virtual përmes qëndrimit pasiv për orë të tëra pranë TV-së apo kompjuterit,
kjo ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin jo të drejtë asocializim të fëmijëve.

Përmes prezantimeve interaktive nxënësit do të kuptojnë rëndësinë e përkujdesjes ndaj përzgjedhjes së ushqimit dhe
aktivitetit fizik, duke mësuar se si të ushqyerit e shëndetshëm dhe lojërat jo virtuale me shokët dhe shoqet mund të
jenë shumë më argëtuese kur bëhen së bashku në klasë apo edhe në familje.

Materialet e ndara me nxënësit përmbajnë informata në lidhje me grupet e ushqimeve të shëndetshme që duhet të
konsumohen, se si të jenë më aktiv si dhe informata mbi dëmin dhe kufizimet kohore për aktivitetet pasive.
Udhëzuesin e ushqimit i cili vlen për të gjitha grup moshat gjendet në ueb-faqen e KADC-së: http://kadcks.
org/udhezuesi-im-i-ushqimit.

20160518_140000  20160520_150817

 

Prezantimet interaktive do të përfshijnë rreth 6000 nxënës të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës.
“Ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra
Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar.

 

KADC avokon për stil të shëndetshëm jetese, në komunën e Prishtinës

Arben Lila, menaxheri i KADC-së gjatë ditës së sotme është takuar me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit të komunës së Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Gjatë këtij takimi KADC ka njoftuar drejtoreshën, Nagavci, për nevojën dhe domosdoshmërinë që fëmijët tanë të jetojnë e të rriten të shëndetshëm. E këtë Lila, nga KADC tha se mund ta arrijnë vetëm përmes ushqimit më të mirë, të pasur me fruta e perime, si dhe përmes prezantimit tê një stil të jetesës që kërkon një aktivizim më të madh fizik, duke rritur kështu edhe vetëdijen për rrezikun nga duhani dhe tymi i tij.

Pas kësaj vizite u arrit një dakordim se në shkollat e Prishtinës, në klasat e pesta tash e tutje do të bisedohet me nxënësit për stilin më të shëndetshëm të jetesës, gjithashtu për të avokuar që në kurrikulën shkollore të hyjnë edhe udhëzimet për stilin më të shëndetshëm jetese. Duke marrur kështu vendin e merituar aktivitetet që lidhen me ushqim të shëndetshëm, aktivitetet fizike si dhe vetëdijësimi për rrezikshmërinë nga duhani dhe tymi i tij.

Arben Lila, menaxheri i KADC, takohet me Drejtoreshën e Arsimit nga Komuna e Prishtinës, Arbërie Nagavci
Arben Lila, menaxheri i KADC, takohet me Drejtoreshën e Arsimit nga Komuna e Prishtinës, Arbërie Nagavci