KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Emisioni i mëngjesit: Pranimi i KADC-së në ENSP

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_accordion admin_label=”Accordion” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”] [et_pb_accordion_item title=”Emisioni i mëngjesit: Pranimi i KADC-së në ENSP ” open_toggle_text_color=”#dd3333″ icon_color=”#eeee22″]

Për ata që nuk kanë pasur mundësi të ndjekin emisionin e mëngjesit me menaxherin e KADC-së, Arben Lila, duke diskutuar për pranimin e Kosovës të përfaqësuar nga KADC në “Rrjetin Evropian për Parandalimin e Duhanit” ENSP, si anëtare me të drejta të plota.

Emisionin mund ta ndiqni më poshtë:

 

[/et_pb_accordion_item] [/et_pb_accordion][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Ligji i ri për kundërvajte do rris efikasitetin e zbatimit të Ligjit për Duhan

18 janar 2017

Ligji i ri për Kundërvajtie, përshpejton procedurat e sanksionimit të shkelësive të Ligjit për Duhan

Në emisionin e Klan Kosovës, “Ora Shtatë” i ftuar Arben Lila, menaxher i KADC-së, duke folur për Ligjin për Duhan dhe ndikimin e Ligjit të ri të Kundërvajties në efikasitetin dhe zbatimin e ndalimit të tymosjes së duhanit në hapësira të mbyllura.

Ligji i ri për Kundërvajtie parashikon përshpejtimin e procedurave për gjobat deri në 500 euro për persona fizik, dhe 1000 euro për persona juridik, duke i mundësuar organit kundërvajtës/inspektoratit të zbatojë sanksionin pa procedurë kundërvajtëse në gjykatë.

Këto reforma do të ekonomizojnë arritjen deri te rezultatet, do të shpejtojnë sanksionimin e personave që shkelin Ligjin për Duhan si dhe do të rrisin efikasitetin në zbatimin e ligjit.

Emisionin mund ta ndiqni më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=XJp6E_wyPzA&t=309s

KADC avokon për stil të shëndetshëm jetese, në komunën e Prishtinës

Arben Lila, menaxheri i KADC-së gjatë ditës së sotme është takuar me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit të komunës së Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Gjatë këtij takimi KADC ka njoftuar drejtoreshën, Nagavci, për nevojën dhe domosdoshmërinë që fëmijët tanë të jetojnë e të rriten të shëndetshëm. E këtë Lila, nga KADC tha se mund ta arrijnë vetëm përmes ushqimit më të mirë, të pasur me fruta e perime, si dhe përmes prezantimit tê një stil të jetesës që kërkon një aktivizim më të madh fizik, duke rritur kështu edhe vetëdijen për rrezikun nga duhani dhe tymi i tij.

Pas kësaj vizite u arrit një dakordim se në shkollat e Prishtinës, në klasat e pesta tash e tutje do të bisedohet me nxënësit për stilin më të shëndetshëm të jetesës, gjithashtu për të avokuar që në kurrikulën shkollore të hyjnë edhe udhëzimet për stilin më të shëndetshëm jetese. Duke marrur kështu vendin e merituar aktivitetet që lidhen me ushqim të shëndetshëm, aktivitetet fizike si dhe vetëdijësimi për rrezikshmërinë nga duhani dhe tymi i tij.

Arben Lila, menaxheri i KADC, takohet me Drejtoreshën e Arsimit nga Komuna e Prishtinës, Arbërie Nagavci
Arben Lila, menaxheri i KADC, takohet me Drejtoreshën e Arsimit nga Komuna e Prishtinës, Arbërie Nagavci