KADC vazhdon punën në finalizimin e Udhëzimit Administrativ për vërejtjet e kombinuara nga Ligji për Kontrollin e Duhanit.
Grupi punues përbëhet nga: Skënder Syla (WHO), Shkumbin Spahija e Arben Lila (KADC) dhe Faik Hoti (MSH).
Ky Udhëzim Administrativ do të specifikoj dukjen e pakove të cigareve në Kosovë, ku më nuk do të ketë vetëm tekst i cili do të vetëdijësoi qytetarët dhe konsumatorët me pasojat e këtij produkti, por tashmë ndërgjegjësimi ka kaluar në një hap tjetër si në shtete e tjera në Evropë, ku do të shfrytëzohen foto dhe grafitet e ndryshme, të cilat do të jenë të vendosura në pakot e duhanit.
Beteja për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit vazhdon!
Finalizimi i Udhëzimit Administrativ
Punëtoria për Monitorimin e Zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit
18 nëntor 2015
Punëtoria për Monitorimin e Zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit
KADC sot ka mbledhur 16 monitorues nga 7 komunat më të mëdha të Kosovës, për tu trajnuar për mënyrën se si do bëhet monitorimin i zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Kontroll të duhanit ka për qëllim identifikimin e subjekteve afarsite që respektojnë dhe shkelin ligjin, në mënyrë që të dhënat e dala nga ky monitorim t’u shërbejnë në lehtësim të punës së Inspektoratit Sanitar edhe institucioneve zbatuese të këtij ligji.
Monitoruesit përgjat këtij trajnimi patën mundësi të njoftoheshin me detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga Ligji për Duhan si dhe Udhëzimi Administrativ “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave zyrtare”.
Gjithashtu ky trajnim ju mundësoi të rinjëve të zgjerojnë rrejtin e tyre shoqërorë duke u inspiruar për të punuar aktivisht në realizimin e qëllimeve e kauzave të tyre përmes bashkëpunimit ndërshoqëror.
Gjykatat kanë shqiptuar 38 mijë e 250 euro dënim për ata që se kanë respektuar Ligjin e Duhanit
24 tetor 2015
Gjykatat kanë shqiptuar 38 mijë e 250 euro dënim për ata që se kanë respektuar Ligjin e Duhanit
Në konferencën për media të mbajtur me 24 tetor 2015, KADC prezanton raportin “Monitorimi i Trajtimit të Lëndëve për Duhanin në Gjykatat e Kosovës”.
Sipas të dhënave numri i lëndëve në të gjitha gjykatat e Kosovës që është dorëzuar në këtë periudhë kohore 2 vjet e 2 muaj është 319. Në procedurë prej tyre janë 193 lëndë, ndërsa 126 janë të përfunduara. Në këtë konferencë u bë e ditur se gjykata me numër më të madh të lëndëve për duhanin janë: gjykata në Lipjan me 85 lëndë, Gjykata Themelore e Prizrenit me 68 lëndë dhe Gjykata Themelore e Prishtinës me 55 lëndë. Gjobat e ndara tek shkelësit kanë qënë në vlera të ndryshme prej 50 deri në 3000 euro.
Skënder Syla shef i zyrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha “Ligji për kontrollin e duhanit është ligji më i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve të Kosovës. Pasojat negative që sjell tymosja e duhanit në të gjitha stazat e jetës, qoftë te një grua shtatzënë, te një fëmijë i vogël që ekspozohet në mënyrë pasive të tymosjes së duhanit dhe gjatë gjithë fazave të jetës”.
Durak Zyrapi, inspektor sanitar regjional nga komuna e Prizrenit tha “Ligji dhe respektimi i tij duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Kontrollin e Duhanit, tregon për organizmin e shoqërisë si dhe vetëdijësimin e saj. Është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se inspektorati dhe gjykatat janë autoritet shtetëror i cili funksionon edhe gjatë kohës kur ka bllokada politike. Prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqesin shkeljet në numrin 0800 11000.”
Ndërsa gjyqtari i gjykatës themelore në Prishtinë, Murat Paqarada tha se angazhimi në ngritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve zbatuese të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, është një hap shumë i rëndësishëm që duhet ndërmarrë për forcimin e zbatimit të tij. Paqarada shtoi se masat edukuese për informimin e qytetarëve me detyrat të cilat burojnë nga ky ligj ka marrë fund dhe ka ardhur koha për edukimin përmes aplikimit të sanksioneve ndaj shkelësive të tij.