KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

KADC pjesë e seminarit për “Standardizimin e pakove të duhanit”

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

KADC përfaqëson Kosovën në seminarin për “Standardizimin e pakove të duhanit”

KADC përfaqësoi Kosovën në seminarin për “Standardizimin e pakove të duhanit”, të mbajtur në Londër dhe të organizuar nga Campaign for Tobacco-Free Kids. Përfaqësuesit e KADC-së prezantuan Kosovën në mes të shumë vendeve të tjera që vinin nga Evropa, Amerika, Afrika dhe Azia, në përpjekje për të unifikuar politikat për kontrollin e duhanit.

Seminari për “Standardizimin e pakove të duhanit” kishte për qëllim të ndaj praktikat dhe të përcjell njohuritë për krijimin e ligjeve efektive the rregulloreve, të cilat do të mundësojnë paketimin e thjeshtë. Përmes standardizimit të pakove të duhanit, dhe duke prezantuar paketimin e thjeshtë si koncept, në mënyrë drastike ulet atraktiviteti në dukje i pakove të duhanit. Kjo masë njihet si strategji për të ulur konsumimin e pirjes së duhanit, e posaqërisht fillimin e tij nga të rinjtë.

Në këtë seminar, nga KADC ishin Shkumbin Spahija, dhe Arben Lila, në mesin e 40 pjesëmarrësve, duke punuar për strategjinë për kontrollin e duhanit, dhe përpjekjen për unifikimin e tyre në të gjitha vendet e botës. Pjesëmarrja në seminarin një javorë, është përpjekje për prezantimin e strategjive dhe forcimin e kontrollit të duhanit, me masa edukuese dhe ato preventive.

Standardizimi i pakove njihet edhe nga Konventa për Kontrollin e Duhanit, përmes Organizatës Botërore të Shëndetit. Ajo si praktikë ka pasur sukses në shumë vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa Kosova, është duke bërë hapa në përpjekjen për prezantimin e paketimeve të thjeshta nga viti 2018, përmes Rregullores dhe Udhëzimit administrativ.

Në botë, rreth 340 mijë fëmijë çdo vit e provojnë duhanin për herë të parë. Ndërsa provat tregojnë se te rinjtë, e fëmijët tërhiqen nga po këto dizajne shumë-ngjyrëshe të pakove të duhanit. Prandaj duke prezantuar paketimin e thjeshtë, ndihmojmë edhe në mbrojtien e fëmijëve e të rinjëve në shoqërinë tonë.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

KADC përfaqëson Kosovën në Sarajevë për ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit

Me 27 dhe 28 qershor KADC mori pjesë në punëtorinë “Tobacco Industry Accountability Workshop” në Sarajevë, e cila u organizua nga Campaign for Tobacco-Free Kids dhe e mbështetur nga një organizate lokale PROI.

Qëllimi i punëtorise ishte njohja e taktikave të industrisë së duhanit dhe mënyrave e strategjive se si të fuqizohen politikat për kontrollin e duhanit.

Përveç Kosovës e cila ishte përfaqësuar prej KADC-së nga meanxheri i programit, Arben Lila, në këtë punëtori morrën pjesë edhe këto shtete: Sllovenia, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Serbia.

Secili prej pjesëmarrësve prezantoi përvojën vendore për zbatimin e politikave për kontrollin e duhanit dhe pengesat nga  ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit. Arben Lila nga KADC në këtë punëtori prezantoi Ligjin për Kontrollin e Duhanit, miratimin e tij në kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe ndyrhyrjet aktuale nga industria e duhanit për të zvarritur rregulloret për vërejtjet shëndetsore me fotografi si dhe tendencat e industrisë për të subvencionuar prodhimin e duhanit në Gjilan.

Në këtë punëtori u theksua se është e nevojshme të ndërtohet një mekanizëm për ndarjen e informacioneve mes vendeve pjesëmarrëse mbi ndërhyrjet e industrisë së duhani, pasi që njohja e këtyre ndërhyrjeve dhe monitorimi i tyre janë një hallkë kyqe që ndikon në rritjen e efikasitetit në zbatimin e politikave të forta për kontrollin e duhanit.

Disa prej taktikave të industrisë se duhanit gjinden ne: http://www.tobaccotactics.org

13502136_10153838478194611_2867285986328592911_n   13507227_10153838478074611_3399052818323275065_n