Duhani – një kërcënim për zhvillim
[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]
Dita Botërore Pa Duhan 2017
31 maj 2017 – Sot shënohet Dita Botërore Pa Duhan me temën e përzgjedhur për vitin 2017 “Duhani – një kërcënim për zhvillim”.
Fokusi i kësaj dite ishte ndaj kërcënimeve që industria e duhanit paraqet për zhvillimin e qëndrueshëm të secilit vend, duke përfshirë problemet që shkakton tek shëndeti dhe mirëqenia ekonomike e qytetarëve. Në mënyrë që lidhshmëria mes përdorimit të produkteve të duhanit, kontrollimit të duhanit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vihet në pah për qytetarët.
Në shënimin e kësaj dite të rëndësishme për shëndetin, ishin KADC, MSh-ja, IKSHPK, OBSH dhe përfaqësues nga inspektorati sanitar i Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi, ishte nxitja për inkuadrim të kontrollit të duhanit, në Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm 2030.
Faktet e prezantuara mbi dëmet e duhanit gjatë këtij takimi, ishin:
- Rreth 6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i duhanit, një shifër e cila parashikohet të rritet në më shumë se 8 milionë në vit deri në vitin 2030 nëse nuk do të ndërmerren nisma konkrete.
- Përdorimi i duhanit i kushton jashtëzakonisht shumë ekonomive kombëtare, nëpërmjet rritjes së shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe zvogëlimit të produktivitetit.
- Konsumi i duhanit rrit varfërinë, pasi njerëzit e varfër shpenzojnë më pak në gjërat e domosdoshme si ushqimi, arsimi dhe kujdesi shëndetësor.
- Rreth 80% e vdekjeve të parakohshme nga duhani ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.
Përpos diskutimit mbi faktet dhe pasojat e duhanpirjes, nuk u lanë pa u përmendur edhe masat e veprimet që qeveria dhe publiku duhet të ndërmarrin për të promovuar shëndetin, e për të konfrontuar kërcënimet që vijnë nga duhani dhe industria e duhanit. Por nuk u la anash edhe paralajmërimi se lufta për një Kosovë të lirë nga kërcënimet e duhanit vazhdon, e duhet të jetë produkt e fryt i punës së vazhdueshme e të përbashkët të të gjithë akterëve.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]
Marshi “Unë e Dua Kosovën Pa Tym Duhani”
Marshi “Unë e Dua Kosovën Pa Tym Duhani”
Rreth 200 qytetarё & bjeshkatarё i bashkohen nismёs “Unё e dua Kosovёn pa tym duhani”. Kosova nuk mbetet prapa nё krahasim me vendet e tjera pёr organizim dhe aktivizim qytetarё pёr Ditёn Botёrore Pa Duhan me 31 maj 2015.
Me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan me 31 maj 2015, KADC së bashku me Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, Organizatën Botërore të Shëndetit Zyra në Kosovë dhe Ministrinë e Shëndetësisë ka organizuar njё konferёncё pёr shtyp pёr tё ju bashkangjitur mё pas marshit me moton “Unë e Dua Kosovën Pa Tym Duhani”.
Nё panel pёrgjatё konferencёs pjesmarrёs ishin: Ministri i ambientit Dr.Ferid Agani; Dr. Skender Syla, shef i zyrёs sё OBSH–sё; Dr. Sc. Ilirjana Zymberaj, drejtoreshё e inspektoratit AUV; Shkumbin Spahija, drejtori i KADC-sё; Arben Lila, kryetar i Federatёs Bjeshkatare tё Alpinistёve nё Kosovё; Dr. Faik Hoti, koordinator nacional pёr kontrollin e duhanit.
Pёrgjatё kёsaj konference u fol pёr strategjinё qё duhet ndёrmarё pёr tregtinё e paligjshme tё produkteve tё duhanit nga Dr.Skender Syla, u nda çmimi pёr Ditёn Botёrore Pa Duhan 2015 pёr KADC-nё duke e renditur Kosovёn kёshtu nё 5 shtetet e pёrzgjedhura pёr regjionin e Europёs nё mes tё Shqipёrisё, Spanjёs, Turqisё, dhe Sllovakisё si dhe u prezantua marshi “Unё e Dua Kosovёn Pa Tym Duhani” dhe qёllimi i tij.

Marshimi qё u mbajt mё 31 maj, prej orёs 11:00 grumbulloi pёrreth 200 pjesёmarrёs qytetarё tё Kosovёs duke pёrfshirё edhe bjeshkatarё nga anё e mbanё Kosova, qё janё ngjitur nё 5 maje pёr senzibilimin e qytetarёve me njё stil mё tё shёndetshёm tё jetesёs.
Pёrderisa marshimi vazhdoi prej Sheshit Skёndёrbeu deri tek Vila Gёrmia, pёrkrahёs tё tij ishin qytetarё tё moshave tё ndryshme tё cilёt me aktivizimin e tyre qytetarё dёrgonin njё mezazh tek tё tjerёt, duke qenё ky “Kosova Pa Tym Duhani ёshtё njё shtet i shёndetёshёm”.
Bjeshkatarёt nё anёn tjetёr ishin organizuar pёr ngjitje nё 4 maje tё larta tё Kosovёs nё grupe prej 20 pjesёmarrёsish. Ngjitja e tyre u bё nё kёto maje: maja e Shkelzenit, Pashtrikut, Gjeravicёs dhe rrasёn e Zogut gjithomnё duke mbajtur veshur fanellat me moton “Unё e dua Kosovёn, pa tym duhani”.
Qёllimi i kёtij marshimi ishte ngritja e vetëdijes së qyetetarëve për mbrojtjen e shëndetit nga pasojat e rrezikshme dhe vdekjeprurëse që shkakton konsumimi dhe eskpozimi pasiv ndaj tymit të duhanit. Por edhe sensibilizimi i tyre qё tё kёrkojnё nga shteti dhe tё jenё sa mё aktiv pёr tё ndryshuar vёtё gjendjen e tyre duke mos pritur nga tё tjerёt qё ta ndryshojnё atё, pra ndryshimi jemi vetё ne prandaj pёr ta arritur atё duhet tё marrim iniciativёn tё parёt.




Mblidhet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit, fillon fushata: “E dua Kosovën pa tym duhani!”
Në këtë takim, të kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në Ministrinë e Shëndetësisë nga KADC është prezantuar edhe Raporti i dytë i monitorimit të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Që gajtë këtij viti u shpërblye nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoresha e përgjithshme e saj me çmimin për të arritura konkrete në fushën për kontrollin e duhanit, lajm këtë të cilin në takim e bëri të ditur shefi i OBSH-së për Kosovë Dr. Skënder Syla.
Nga ky takim i Këshillit, iu bë thirrje qytetarëve që të mbështesin fushatën e sivjetme kundër duhanit që zhvillohet me moton: “E dua Kosovën pa tym duhani”, dhe të bashkohen në ecjen pa tym, që të dielën më 31 maj, mbahet në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit të organizuar nga KADC në bashkëpunim me MSH.
Ai tha se OBSH ka radhitur Kosovën në mesin e pesë shteteve evropiane me të arritura konkrete në fushën e kontrollit të duhanit në bazë të analizave të bërë dhe në këtë aspekt, për kontribut të drejtpërdrejt është KADC-së i është ndarë ky çmim.Duke theksuar rëndësinë e zbatimit të këtij ligji për shëndetin e qytetarëve të Kosovës, Ministri Rrahmani tha se pas dy viteve të zbatimit të këtij ligji me periudha të zbatimit të mirë, por edhe me periudhë të shkeljeve të evidentuara, është koha që të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij të përmbushin obligimet e tyre me qëllim të zbatimit më të mirë të ligjit.Në këtë takim institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit kanë raportuar për inspektimet e kryera, numrin e dënimeve të shqiptuara dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e tyre. Kështu, Inspektorati Sanitar që mbikëqyr zbatimin e ligjit në pjesën më të madhe të tij ka raportuar se prej hyrjes në fuqi të ligjit e deri në muajin maj të këtij viti, ka kryer 5681 inspektime, duke dërguar në gjykata 346 fletëparaqitje ndaj shkelësve për persona juridik dhe persona përgjegjës dhe 51 fletëparaqitje për persona fizik, ndërkohë që ka shqyrtuar 812 ankesa. Inspektorati Shëndetësor ka kryer 706 inspektime duke shqiptuar edhe 21 gjoba (17 në vitin 2013 dhe 2014 dhe 4 në vitin 2015). Inspektorati i Arsimit raportoi për 786 institucione arsimore të inspektuara ndër të tjerë edhe për Ligjin për Kontrollin e Duhanit. Policia e Kosovës raportoi se u ka asistuar inspektorateve në 65 raste dhe ka shqiptuar 133 gjoba mandatore (prej të cilave më 2015: 13 asistime dhe 29 gjoba). Si pikë ku kërkohen përmirësime të ndjeshme u theksua puna e gjykatave në shqyrtimin më të shpejtë të rasteve të dërguara aty nga inspektoratet përgjegjëse.
Në takimin e Këshillit ku përveç institucioneve qeveritare janë të përfshira edhe tre organizata të shoqërisë civile, u tha se një raport i detajuar për ecurinë e deritanishme të zbatimit të ligjit do t’i përgatitet e dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që u kërkua intensifikimi i aksioneve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe veprimeve të tjera që do të fuqizojnë zbatimin e ligjit dhe do të bëjnë të prekshëm ndikimin pozitiv të këtij ligji, me gjithë vështirësitë, në jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Këtë lajm mund ta gjeni edhe në linkun e më poshtëm:
Ministria e Shëndetësisë