KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Duhani dëmton përgjithmonë ADN-në

Pirja e duhanit dëmton ADN-në duke lënë shenja të qarta, kështu kanë raportuar hulumtuesit të martën. Shumica e dëmit zbehet me kalimin e kohës, por por shenja të caktuara do të mbeten gjithë jetën.

Studimi i tyre me mbi 16.000 njerëz zbulon se ndërsa shumica e gjurmëve gjenetike që mund të shkaktojnë sëmundje nga duhanpirja, me kalimin e pesë viteve zbehen, sigurisht nëse duhanpirësit kanë lënë duhanin kohë më parë, por duket qartë se disa shenja do të qëndrojnë në ADN përgjithmonë.

Shenjat bëhen nga një proces i quajtur methylation, i cili ndryshon ADN, duke deaktivizuar një gjen ose duke ia ndryshuar atij funksionin – shpesh si rezultat i këtyre mutacioneve shkaktohet kanceri dhe sëmundje të tjera që lidhen me konsumin e duhanit.
“Studimi ynë ka gjetur prova bindëse se pirja e duhanit ka një ndikim afatgjatë në makinerin tonë molekulare, një ndikim që mund të zgjasë më shumë se 30 vjet”, tha Roby Joehanes i Shkollës Medicinale në Harvard.

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri shkaktohen nga dëmtimet gjenetike – një pjesë e tyre të trashëguara, por shumica e tyre të shkaktuara nga jeta e përditshme. Pirja e duhanit është një nga fajtorët më të mëdhenj ekzogjen që shakton këto mutacione gjenetike.

“Lajmi inkurajues është se sapo ju të ndaloni pirjen e duhanit, shumica e sinjaleve për efektin methylation të ADN-së kthehen në normalitet pas 5 vitesh,  që do të thotë trupi juaj është duke u përpjekur për të shëruar veten nga ndikimet e dëmshme të pirjes së duhanit”, ka thënë Joehanes.

Ekipi ka ekzaminuar mostrat e gjakut nga 16.000 njerëz që ishin pjesë e studimive të ndryshme që shkojnë prapa deri në vitin 1971. Në të gjitha studimet, njerëzit kanë dhënë mostrat e gjakut dhe kanë plotësuar pyetësorë në lidhje me pirjen e duhanit, dietën e tyre, mënyrën e jetesës dhe historitë e tyre shëndetësore.

Ata gjetën se duhanpirësit kishin një model të ndryshimeve methylation që ndikojnë në më shumë se 7000 gjene, ose në një të tretën e gjeneve të njohura të njeriut. Shumë prej gjeneve të nënshtruara ndaj këtij mutacioni janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Ndërsa te ata persona që kanë lënë duhani, shumica e këtyre ndryshimeve janë zbehur sikurse te njerëzit të cilët nuk kanë pirë kurr duhan, por kjo ndodh vetëm pas 5 vitesh, kështu ka raportuar ekipi për revistën American Heart Association journal Circulation: Cardiovascular Genetics.

Por ndryshimet e duhanit të lidhura me 19 gjene, duke përfshirë këtu gjenin e lidhur me Limmfoma dhe TIAM2 vërehen se zgjasin edhe 30 vjet pas lënjes së duhanit.

Megjithatë lënja e duhanit ka përfitime të qarta, madje edhe në fund të jetës. Por kjo nuk do të fshijë të kaluarën.

“Edhe dekada pas ndërprerjes së duhanit, pirja e cigareve jep rrezikun afatgjatë të sëmundjeve, duke përfshirë edhe  disa lloje kanceresh, sëmundjesh kronike obstruktive të mushkërive, dhe goditje”, ka shkruar ekipi Londrës. “Mekanizmat që shkaktojnë këto efekte afatgjata nuk janë kuptuar mirë. Mirëpo ndryshimet methylation të ADN-së janë propozuar si një shpjegim i mundshëm”.

SQARIM:

ADN – është akronim për Acidin Desoksiribonukleik. ADN-ja është substanca në të cilën mbartet e koduar, për shumicën e organizmave, informacioni i trashëgimisë, informacion i cili kalohet në qelizat bija pas cdo ndarje qelizore. Në këtë mënyrë, ADN-ja është përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat fizike dhe biokimike për gati të gjitha qeniet e gjalla.

Në Australin Jugore ushqimin mund ta shijoni pa u bezdisur nga tymi i duhanit

Pirja e duhanit do të ndalohet në zonat e hapura afër hapësirave që shfrytëzohen për ngrënie, qysh nga dita e sotme në Australinë jugore.

Shefi ekzekutiv i Këshillit për Kancer SA, Lincoln Size tha se është i kënaqur se tashmë punëtorët dhe konsumatorët do të mbrohen nga konsumimi pasiv edhe brenda edhe jashtë hapësirave ku konsumohet ushqimi..

“Nuk ka asnjë sasi të ekspozimit ndaj tymit të duhanit që është e sigurt dhe pa pasoja dhe është një lajm shumë i këndshëm që tashmë qysh nga 1 korriku stafi dhe konsumatorët jashtë bareve, klubeeve dhe kafeneve do të mbrohen, si edhe ata që punojnë brenda,” tha Size.

Ai tha se pirja e duhanit vranë rreth 21 persona në Australinë jugore, çdo javë.
Ndërsa pirja e duhanit do të lejohet në kopshte për servim të birrës ku ushqimi është i paketuara dhe shërbehet si i tillë.
Ndalimi do të zbatohet për cigare, puro dhe tuba, duke përfshirë shisha, nargjile.
Njerëzit që pijnë duhan në zonat e jashtme do të përballen me gjoba prej 200 dollarësh, ndërsa bizneset mund të gjobiten deri ne 1,250 dollarë.

Këshilli i Kancerit dëshiron që pirja e duhanit të ndalohet në çdo kohë në zonat e hapura në natyrë. Ministri, Leesa Vlahos ka thënë se nuk është duke u konsideruar një gjë e tillë.
Shefi ekzekutiv i Asociacionit të Hoteleve nga Australia, Ian Horne tha se të gjithë kanë pasur një periudhë prej dy-vitesh për tu adaptuar me ndrishmet e fundit.
“Unë mendoj se ka pasur një dakordim të përgjithshëm… për ta parë këtë ndryshim si një progres” tha Horne.

“Unë mendoj se në fund qeveritë nuk janë të gatshëm për të ndaluar pirjen e duhanit, kështu që gjithmonë do të ketë duhanpirës dhe sigurisht një përqindje e atyre do të jenë klientë të hoteleve, klubeve dhe kafeneve”.

“Ne pranojmë që në komunitet, veçanërisht kur vie puna te ushqim duhet të lirohemi nga detyrimi që të thithim tymin e dikujt tjetër” ka thënë ai.

Pirja e cigareve dhe hospitalizmi

Pirja e duhanit është një faktor i madh rreziku për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, sëmundjeve te frymëmarrjes dhe një gamë të gjerë të rezultateve të tjera shëndetësore negative që rezultojnë me shtrimin në spital. Një studim i publikuar në BMJ vlerëson lidhjen midis pirjes së duhanit dhe shtrimit në spital. Ekspozimi ndaj cigareve shtë llogaritur në bazë të statusit të pirjes së duhanit (dmth, pirës aktuale i tij, ish duhan pirës, ose kurrë nuk kanë pirë duhan) dhe në bazë të viteve (sipas kohëzgjatjes, frekuencës dhe intensitetit të pirjes së duhanit). Studimi është bazuar në të dhënat nga anketa e të ushqyerit dhe të ato të faktorit të rrezikut për sëmundjet e patransmetueshme. Mostra përfshiu 2,836 të rritur prej moshës18 vjeçar e tutje.

Të gjeturat

  • Në Liban, 34.7% e të rriturve janë duhanpirës aktual, me norma më të larta tek meshkujt se tek femrat: 42.9% kundrejt 27.5%.
  • Duke u krahasuar me jo-duhanpirësit, ata që kanë hequr dorë nga duhanpirja dhe duhanpirësit aktual kanë pasur dukshëm më shumë gjasa të shtrohen në spital.
  • Hospitalizimi rritet ndjeshëm me rritjen e viteve për të cilat njerëzit kanë pirë duhan.

Mesazhet kryesore

  • Pirja e duhanit rrit rrezikun të hospitalizimit dhe të vdekjes nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit.
  • Heqja dorë nga pirja e duhanit përmirëson shëndetin dhe zvogëlon ngarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor.
  • Masat më efektive për reduktimin e pirjes së duhanit dhe duke ndihmuar duhanpirësit për të lënë atë janë:
    • ndalesa e plotë ndaj pirjes së duhanit në të gjitha vendet publike, vendet e punës dhe të transportit publik;
    • ndalesa gjithëpërfshirëse mbi reklamat e duhanit, promovimit dhe sponsorizimit të tij;
    • paralajmërimet grafike për rreziqet shëndetësore në të gjitha produktet e duhanit; dhe
    • politikat për akcizë dhe çmimin e duhanit që reduktojnë përballueshmërinë e produkteve të tij.

Citimi i plotë: Sibai AM, Iskandarani M, Darzi A, et al. Pirja e duhanit në vendet e lindjes së mesme dhe hospitalizimi: studim nacional shumë sektorial BMJ Open 2016; 6:e009881. doi:10.1136/ bmjopen-2015-009881.

Teksti i plotë verzioni Anglisht: http://bmjopen.bmj.com/content/6/4/e009881

Burimet shtesë:

BMJ (ish revista mjeksore britaneze) është një revistë ndërkombëtar mjekësore. Lidhur me Shoqata Mjekësore Britanike, ajo është një nga revistat më të vjetra të përgjithshme mjekësore në të gjithë botën.
Nëse keni pyetje në lidhje me studimin, ose se si mund të përdorni atë në përpjekjet tuaja për avokim, ju lutem kontaktoni globalresearch@tobaccofreekids.org