KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Shkelja e ligjit për duhan, interes i Industrisë së Duhanit

12 dhjetor 2016

Shkelja e Ligjit për Kontrollin e Duhanit interes i Industrisë së Duhanit, në kurriz të shëndetit të qytetarëve të Kosovës

Të ftuar në emisionin Puls të KTV-së, Shkumbin Spahija, drejtor i KADC-së, Skender Syla, drejtor i zyrës së OBSH-së në Kosovë, Faik Hoti, koordinator shtetëror për zbatimin e ligjit për duhan dhe Ibrahim Tërshnjaku, inspektori në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.

https://www.youtube.com/watch?v=qjwC62-PdDU&t=769s

Shumë afër finalizimit të Udhëzimit Administrativ

KADC vazhdon punën në finalizimin e Udhëzimit Administrativ për vërejtjet e kombinuara nga Ligji për Kontrollin e Duhanit.

Grupi punues përbëhet nga: Skënder Syla (WHO), Shkumbin Spahija e Arben Lila (KADC) dhe Faik Hoti (MSH).

Ky Udhëzim Administrativ do të specifikoj dukjen e pakove të cigareve në Kosovë, ku më nuk do të ketë vetëm tekst i cili do të vetëdijësoi qytetarët dhe konsumatorët me pasojat e këtij produkti, por tashmë ndërgjegjësimi ka kaluar në një hap tjetër si në  shtete e tjera në Evropë, ku do të shfrytëzohen foto dhe grafitet e ndryshme, të cilat do të jenë të vendosura në pakot e duhanit.
Beteja për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit vazhdon!

Finalizimi i Udhëzimit Administrativ
Finalizimi i Udhëzimit Administrativ