KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani

21, tetor 2015

Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani

Gjatë takimit të sotëm në mes të KADC-së me Drejtorinë e Inspeksionit në Kosovë, përkatësisht me drejtoreshën Ilirjana Zymberaj dhe Ajshe Kingji, u fol për fuqizimin e mjediseve pa tym duhani. Me saktësisht u diskutua për aktivitetet vetëdijësuese dhe edukuese që duhet të ndërmerren për të mobilizuar institucionet në rritjen zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Përgjatë këtij takimi u specifikuan me tutje përmbajtja e dy aktiviteteve të radhës të cilat do të organizohen nga KADC me qëllim të fuqizimit të mjediseve pa tym duhani në Kosovë.

Do të prezentohet raporti i KADC-së “Lëndët e duhanit në gjykatat e Kosovës” si dhe pritet që në fund të javës së ardhëshme të organizohet “Tryeza informuese për subjektet afarsite hotelriere”, në të cilën palët përgjegjëse do të prezentohen direkt me detyrat dhe obligimet e tyre  të cilat rrjedhin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit dhe Udhëzimi Administrativ “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura” nr. 09/2015.

IMG_2408

Mobilizimi i institucioneve për Fuqizimin e Mjediseve pa Tym Duhani

Mobilizimi i institucioneve për Fuqizimin e Mjediseve pa Tym Duhani

Prishtinë, 21 shtator 2015

Në punëtorinë  për fuqizimin e mjediseve pa tym duhani, të organizuar nga Qendra Kosovare për Avokim (KADC)
në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë,  Zyrën e OBSH-së në Kosovë dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, ku morën pjesë inspektor/e lokal dhe qëndrorë, gjyqtarë/re nga gjykata e kundërvajtjes dhe zyrtarë nga policia e Kosovës.

Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie ishte sqarimi i mëtutjeshëm i procedurave dhe i mënyrës së zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, përmes prezentimit të Udhëzimit Administrativ “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, Nr.09/2015” i cili ka hyrë në fuqi me 30 korrik 2015. Si dhe të përmirësojë procedimin efektiv të lëndëve që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit për kontrollin e duhanit. Kjo është hera e parë ku përgjatë një punëtorie janë ballafaquar  të gjitha institucionet të cilat ndihmojnë dhe kanë për detyrë të kontrollojnë respektimin e ligjit për duhanin.

Punëtoria u hap nga Arben Lila menaxheri i KADC-së, në të cilën ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani i cili shprehi përkrahjen e ministrisë së shëndetësisë në fushën e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Duke e konsideruar zbatimin e këtij ligji të lidhur drejtëpërdrejtë me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Përkrahës në këtë drejtim ishte edhe Skender Syla shefi i zyrës së OBSH-së.

12015107_10153642168940816_2630960670693517769_o

 

Ilirijana Zymberaj, drejtoreshë e Inspektoratit të Agjensisë së Ushqimit dhe të Veterinës së Ushqimit, tha se ky inspektorat monitorin zbatimin e këtij ligji në baza ditore. Duke theksuar se Inspektorati do t’i intensifikojë aksionet gjatë dhe pas orarit të punës, me qëllim që ligji të zbatohet më mirë.

Faik Hoti, koordinator kombëtar për kontrollin e duhanit përgjatë kësaj punëtorie lajmëroi edhe lidhjen e marrdhënjeve kontraktuale me Kanadanë, Australinë dhe Singaporin, për fillimin e përdorimit të fotove sensibilizuese të printuara në pakot e duhanit, të cilat informojnë konsumuesit e duhanit në aspektin vizual me dëmet e përdorimit të duhanit për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Ibrahim Tërshnjaku, shef i inspektoratit sanitar AUV përgjatë kësaj punëtorie prezentoi udhëzimin administrativ dhe më detajisht spjegoi se ku duhet të jenë të vendosura shenjat zyrtare për ndalimin e përdorimit të duhanit në hapësirat publike dhe definoi me tutje hapësirën e mbyllur publike, për të unfikuar me tutje procedurat e inspektimit nga ana e inspektoratit. Gjyqtari i gjykatës themelore në Prishtinë, Murat Paçarada në punëtori shpjegoi më tutje për inspektoratin sanitar procedurën që duhet ndjekur përgjatë kontrollit të zbatueshmërise së ligjit për duhan.

Punëtoria shërbej për të nixtur bashkëpunimin në mes të gjyqtarëve, inspektorëve sanitarë dhe policisë si zbatues të ligjit për kontrollin e duhanit, në mënyrë që të gjitha këto institucione të mobilizohen për të rritur efikasitetin e zbatueshmërisë së këtij ligji në Kosovë. Kjo punëtori do vazhdoj punën edhe ditën e marte me 22 shtator 2015, për të përfshirë të gjithë inspektorët dhe gjykatat nga tërë territori i Kosovës.