KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Industria e Duhanit dështon të ndalojë reformat në Mbretërinë e Bashkuar

Gjykata e Apelit hedh poshtë përpjekjet e fundit të kompanive të duhanit për të bllokuar rregullat që do t’i detyrojnë ato të heqin paketimet dalluese.

3000

Përpjekja e fundit nga kompanitë e duhanit për të parandaluar futjen e paketimit të thjeshtë e të detyrueshëm të cigareve në Mbretërinë e Bashkuar është refuzuar nga gjykata e apelit.

Gjykimi është një goditje të freskët për kompanitë e duhanit që duhet të zëvendësojnë paketimet e tyre aktuale, të cilat dallojnë nga njëra tjetra, duke përdorur në të ardhmen paketime të padallueshme nga brendi, emri i markës, ngjyra apo madhësia.

Rregulloret synojnë të reduktojnë pirjen e duhanit, nga fëmijët dhe të rinjtë në veçanti, të ndihmojnë duhanpirësit për ta lënë duhanin, të parandalojnë paketimet mashtruese, dhe tu jepet një rëndësi shumë më e madhe paralajmërimeve shëndetësore.

Por britanezja-amerikane, Imperial, Internacionalja e Japonisë dhe Philip Morris pohojnë se ky veprim do të shkelte të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në maj, Gjykata e Lartë hodhi poshtë argumentet e tyre, një ditë para se direktiva e BE-së për produktet e duhanit hyri në fuqi. Disa nga kompanitë e dërguan çështjen në gjykatën e apelit, por muajin e kaluar, të mërkurën, tre gjyqtarët, të ulur në Gjykatat Mbretërore të Drejtësisë në qendër të Londrës, e hodhën poshtë sfidën.

Lordët e drejtësisë Lewison, Beatson dhe Stephen Richards vendosën në të mirë të sekretarit të shëndeti, të cilët thanë se ai kishte “ushtruar pushtetin e tij në mënyrë të ligjshme”.

Kompanitë tani kanë mundësinë e apelimit në Gjykatën e Lartë.

Nicola Blackwood, ministri i shëndetit publik dhe inovacionit, tha: “paketimi i standardizuar do të ndihmojë për të ulur normat e duhanit dhe për të reduktuar vuajtjet, sëmundjet dhe humbjen e jetës. Ne jemi të kënaqur që ky vendim do të ndihmojë shumë njerëz për të pasur jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. ”

Që nga maji, pavarësisht sfidës ligjore , kompanitë kanë qenë të ndaluar të përdorin pako të tjera që nuk përputhen me direktivën.  Megjithatë, ata janë të lejuar për të shitur rezervat ekzistuese të cigareve deri në maj të vitit të ardhshëm, që do të thotë se paketimi i thjeshtë do të dali në dyqane gradualisht.

Paketat e reja do të jenë të të njëjtës formë, madhësi dhe ngjyrë (e gjelbërt) dhe 65% e sipërfaqes nga para dhe prapa do të mbulohet nga grafiku me paralajmërime shëndetësore, si dhe me vërejtje.

Deborah Arnott, shefi ekzekutiv i bamirësisë shëndetësor Ash, tha: “Kjo është një fitore për shëndetin publik dhe një tjetër disfatë dërrmuese për industrinë e duhanit. Ky vendim duhet të inkurajojë vendet e tjera që të shkojnë përpara me paketimin e standardizuar, tani që argumentet e industrisë përsëri janë treguar të pa baza”.

Simon Clark, drejtor i grupit të duhanpirësve Forest, ka thënë: “Duke stigmatizuar produktin, qeveria po synon gjithashtu përdorues. Paketat e standartiuzara nuk kanë gjasa për të penguar njerëzit nga pirja e duhanit, por ndikimi në zgjedhjen e konsumatorit mund të jetë i rëndësishëm për shkak se disa marka, pothuajse me siguri do të zhduken nga tregu”.

“Duhani është një produkt legal. Ligji nuk duhet të imponojë rregulla të tepërta për konsumatorët të cilët i njohin rreziqet shëndetësore dhe nuk kanë nevojë për këtë lloj të masës”.

Artikull i përkthyer nga The Guardian. 

 

Fjala e Myers për vendimin e gjykatës në BE dhe Indi kundër Industrisë së Duhanit

Industria e duhanit humbi rastin pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Indi dhe BE, sipas të cilit u vendos në mbështetje të masave të reja shëndetësore si vendosja e grafikut në paketat e duhanit, me qëllim të uljes së numrit të përdoruesve të duhanit përmes vetëdijësimit për pasojat e përdorimit të tij.

Deklarata e Matthew L. Myers, President i fushatës Campaign for Tobacco-Free Kids

WASHINGTON, – Kjo është një fitore historike për shëndetin global dhe një humbje e madhe për industrinë e duhanit, sepse gjykata e lartë në Indi dhe Bashkimi Evropian dje miratoi masa të rrepta për të zvogëluar përdorimin e duhanit, duke vendosur pro kërkesave për vendosjen e paralajmërime grafike shëndetësore në pjesën më të mëdhe të paketave të duhanit ndërsa në anën tejtër gjykata e BE-së vendosi për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit me shije të ndryshme, duke përfshirë këtu produktet e duhanit me shije mente. Gjykata e BE-së gjithashtu miratojë kërkesën për krijimin e autoritetit që ka për detyrë të standardizoj paketat e duhanit pa reklama. Së bashku, këto vendime do të ofrojnë një nxitje të fuqishme për në të gjithë botën për të luftuar një epidemi të duhanit që përndryshe do të vrasë një miliard njerëz vetëm në këtë shekull. Ky vendim është në përmbajtie një refuzim i taktikave të industrisë së duhanit që ka vendosur fitimet monetare para jetës së njeriut.

Në Indi, Gjykata e Lartë e vendit urdhëroi kompanitë e duhanit që paketat e duhanit të përfshijnë paralajmërime grafike shëndetësore, të cilat mbulojnë 85 për qind të pjesës së përparme dhe të pasme të paketave. Kompanitë e duhanit kanë luftuar ashpër kërkesën, duke paraqitur padi të shumta, duke lobuar para Parlamentit e duke kërcënuar madje edhe me mbylljen e fabrikave që do të shkaktote rënje ekonomike për Indinë. E megjithatë vendimi i sotëm nuk është zgjidhje e plotë për paditë e shumta ndaj paralajmërimeve shëndetësore, për shkak se Gjykata e Lartë në Indi ka kthyer lëndët në një gjykatë më të ulët për zgjidhje përfundimtare, por kjo në vetvete dërgon një mesazh të fuqishëm mbështetës nga gjykata më e lartë e Indisë, pro kërkesës për vendosjen e grafikave shëndetësore paralajmëruese në pjesën më të madhe të pakove të duhanit.  

 Në Bashkimin Evropian, Gjykata e Drejtësisë e BE-së miratoi rregulloret e reja të duhanit të të cilat do të hyjnë në fuqi më 20 maj, duke hedhur poshtë paditë e paraqitura nga Philip Morris International dhe British American Tobacco. Ndër të tjera, rregulla (e quajtur Direktiva e Produkteve të Duhanit në BE) kërkon që paralajmërime grafike shëndetësore mbulojnë 65 përqind të pjesës së përparme dhe të pasme të paketave të duhanit; ndalimin e duhanit me shije duke përfshirë edhe limitime në përdorimin e shijes si mente; dhe të nxjerrë rregullore për cigare elektronike, duke përfshirë paralajmërimet shëndetësore dhe kufizime të marketingut.

Vendimi i Gjykatë së Lartë në Evropë kundër Industrisë së Duhanit
Vendimi i Gjykatë së Lartë në Evropë kundër Industrisë së Duhanit

Vendimi i sotëm është mbështetje që shtetet në rregullat e tyre të brendshme të shkojnë përtej atyre të BE-së, duke kërkuar që cigaret të shiten në paketim të thjeshtë, pa logo e ngjyra dhe pa brand. Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Irlanda kanë miratuar ligje që kërkojnë paketimit të thjeshtë duke iu bashkuar së shpejti Australisë në zbatimin e kësaj strategjie inovative, për të përshpejtuar progresin në reduktimin e përdorimit të duhanit. Vendet e tjera janë duke shqyrtuar ligje të tilla, dhe vendimi i sotëm shton vrullin për përpjekje të tilla.

 

 

India dhe BE me vendimet e tyre duhet të inkurajojnë shtetet për të ecur përpara në zbatimin e strategjive për të zvogëluar përdorimin e duhanit, siç kërkohet nga traktati Ndërkombëtar mbi Kontrollin e Duhanit, Konventa Kornizë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kontrollin e Duhanit. Qeveritë duhet të qëndrojmë të forta ndaj përpjekjeve të pashmangshme të industrisë së duhanit për të bllokuar progresin jetëshpëtues.

Për të tjerët që nuk njohin Presidentin e fushatës Campaign for Tobacco- Free Kids, Matthew L.Mayers, mund të klikoni këtu për të parë përvojën e tij në luftën kundër industrisë së duhanit.

Matthew L. Myers, President i Campaign for Tobacco-Free Kids
Matthew L. Myers, President i Campaign for Tobacco-Free Kids