KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Manual për të kërkuar përgjegjësi nga industria e duhanit, për dëmet shëndetësore

“Manuali i përgjegjësisë civile” inkurajon zbatimin e përdorimit të Nenit 19 të FCTC-së për të mbajtur përgjegjëse Industrinë e duhanit, për dëme shëndetësore.

Vendimi i marrë nga palët në sesionin e shtatë të konferencës (COP7), është lëshuar dhe është i disponueshëm në faqen e Sekretariatit mbi Konventa: http://www.who.int/fctc/cop/cop7/Documentation-Decisions/en/.

Veçanërisht, ne dëshironim të theksonim vendimin mbi Konventën Kornizë mbi Kontrollin e Duhanit të OBSH-së, nenin 19 mbi përgjegjësine e industrisë së duhanit, në dispozicion tek linku: http://www.who.int/fctc/cop/cop7/FCTC_COP7_11_EN.pdf.

Neni 19 i inkurajon palët që të marrin masa legjislative ose të përdorin ligjet ekzistuese për të mbajtur industrinë e duhanit ligjërisht përgjegjëse për dëmin që u është shkaktuar nga përdorimi i produkteve të tyre. Neni 19 është një nga nenet më pak të zbatuara të OBSH-së FCTC. Për të ndihmuar palët që të konsiderojnë veprimin në bazë të nenit 19, palët miratuan “Manualin e përgjegjësisë civile“, që ishte përgatitur nga grupi i ekspertëve që u mbajt mes COP6 dhe COP7. Manuali përfshin:

  • Tre skenarët në të cilët palët mund të dëshirojnë të përdorin mekanizmat e përgjegjësisë civile për të mbajtur përgjegjëse industrinë, duke përfshirë çështjet kryesore për të marrë parasysh dhe mundësitë e reformës:
    • Lehtësimi i qasjes në drejtësi për viktimat me sëmundje të shkaktuara nga duhani
    • Mbulimi i kostos për kujdes shëndetësor
    • Zbatimi i masave ekzistuese të kontrollit të duhanit apo ligjeve të përgjithshme relevante me duhan
  • Një indeks i reformave procedurale që mund të forcojë mekanizmat e detyrimit civil

Udhëzuesi është pjesë e raportit të një grupi ekspertës, që është i disponueshëm këtu: http://www.who.int/fctc/cop/cop7/FCTC_COP_7_13_EN.pdf.

Ne shpresojmë se Sekretariati mbi Konventa do të bëjë lehtësisht të arritshme për palët “Manualin e përgjegjësisë civile”, dhe se palët do ta shfrytëzojnë për të forcuar mekanizmat të përgjegjësive civile.

Ju lutemi të ndjehen të lirë për të kontaktuar ekipin ligjor CTFK për pyetje në lidhje me nenin 19 ose me Manualin e përgjegjësisë civile.

Përkthyer nga KADC

Shënimi i Ditës Botërore Pa Duhan 2016

Prishtinë, 31 maj 2016

Shënimi i Ditës Botërore Pa Duhan 2016

Në Ditën Botërore Pa Duhan me 31 maj 2016, ditë kjo që shënohet në mbarë botën për vetëdijësimin e pasojave që vijnë me konsumimin e duhanit, në Prishtinë Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC)  në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Ministrinë e Shëndetësisë ka organizuar një tryezë  për shënimin e kësaj dite, tema e së cilës ishte “Bëhuni Gati për Paketime Homogjene”.

Në këtë mbledhje akterët u takuan për të prezantuar edhe ndryshimet e reja që shumë shpejt do të mund të implementohen në Kosovë, siç deklaroi gjatë takimit edhe drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahiu. I cili prezantoi edhe dukjen e pakove të duhanit në vitin 2017, pa reklama dhe pa brende, me grafiqe të cilat ilustrojnë përmes dukjes të gjitha pasojat e pirjes së duhanit.

Në këtë diskutim u tha se luftën kundër duhanit dhe industrisë së saj që për qëllim të vetëm ka zhvillimin e kapitalit dhe resurseve financiare në kurriz të shëndetit të qytetarëve, duhet ta bëjnë të gjitha instituconet së bashku në koordinim me qytetarët dhe në bashkëpunim me ta.

Në këtë konferencë me koalicionin Anti-Duhan ishin pjesëmarrës edhe dy ministra, ai i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe i Mjedisit, Ferid Agani. Kontributi i tyre në këtë drejtim është i rëndësishëm por nuk duhet ndalur këtu sepse vetëdijësimi për pasojat e duhanit është një betejë e vazhdueshme dhe e përditshme.

Kosova tashmë si rezultat i punë së palodhshme të koalicionit Anti- Duhan me ministrinë e shëndetësisë, inspektoratet relevante dhe OBSH-në ka paraqitur paketimet e standardizuara të cilat do të kenë për qëllim reduktimin e atraktivitetit të cigareve ndaj konsumatorëve potencial, me qëllim të eliminimit të reklamimit dhe promovimit të duhanit, për të kufizuar paketimet e mundshme mashtruese të duhanit duke rritur kështu  efiktivitetin e vërejtjeve shëndetësore për duhanin.

Kosova në këtë mënyrë  me futjen e pakove të standardizuara do tu afrohet vendeve të BE-së dhe direktivave të Konventës Kornizë, duke ndjekur praktikën e vendeve të tjera si në Australi, të cilat kanë rezultuar si praktika të sukseshme në uljen e numrit të duhanpirësive të rinjë.

13268205_1099436636785806_2017089814371689572_o 13307366_10153768539419611_3792099650777977635_n 13327608_10153768539529611_6524086807702741015_n 13310608_10153768539534611_7775377322110822073_n

Industria e duhanit shfrytëzon fëmijët! (Video)

Cigaret të cilat ju i tymosni mund të jenë produkt i shfrytëzimit të fëmjëve!

Sipas një raporti 119 faqesh, nga Monitoruesit e të Drejtave të Njeriut, të pulblikuar të mërkurën, me mijra fëmijë i ekspozohen pesticideve dhe nikotinës duke punuar për industrinë e duhanit në Indonezi. E cila njihet si industria e pestë me e madhe për prodhimin e duhanit në të gjithë botën.

Në disa rajone të Indonezisë, fëmijët punojnë së bashku me prindërit e tyre në fermat e duhanit, për më pak se 0.73 deri në 1.10 $ për ditë, gjithomonë duke pasur parasysh nëse puna e tyre paguhet.

Shfytëzimi i fëmijëve shumë shpesh nuk vërehet sepse për shkak të një sistemi të kontrolluar të furnizimit, i cili fillon me tregtarin vendor ose me liderin e fshatit, të cilët mbledhin duhanin prej fermave për ta shitur atë në magazina. Këto magazina ripaketojnë duhanin para se ta shesin atë për shumë kompani të duhanit qofshin ato multinacionale apo nacionale nga Indonezia.

Kompanitë e duhanit të cilat shumë rrallë interesohen për burimin e produkteve të duhanit, shpërndajnë më pas pakot e duhanit tek konsumatorët në të gjithë botën.

Megjithse Indonezia ka ligje që kundërshtojnë shfrytëzimin e fëmijëve për punë, sipas raportit ligjet nuk janë të zbatueshme në praktikë, sepse nuk ka mjaftueshëm inspektorë për të kontrolluar respektimin e këtij ligji.

Kompanitë e duhanit do të mund të largonin nga ekuacioni magazinat për tu furnizuar direkt nga fermat e duhanit, por prap se prap shfrytëzimi i fëmijëve do të vazhdonte për shkak të dënimeve të ulëta për këto shkelje.

Monitoruesit e të Drejtave të Njeriut ndan raportin e tyre me kompanitë e duhanit, nacionale dhe multinacionale. Përderisa disa nga kompanitë multinacionale janë duke u munduar të zvogëlojnë shfrytëzimin e fëmijëve, kompanitë e duhanit nga Indonezia nuk i janë përgjigjur fare këtij raporti, duke zgjedhur heshtjen.