Qendra për Avokim dhe Zhvillim e Kosovës (KADC) alarmon mbi rritjen alarmante të përdorimit të cigareve elektronike në radhët e të rinjve. Kompanitë e duhanit shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore dhe përdorin marketingun agresiv në mediat sociale për të bërë varur gjeneratat e reja përmes niveleve të larta të nikotinës dhe aromave mashtruese. (Linku në koment)
KADC paralajmëron për rreziqe të rënda shëndetësore, duke përfshirë dëmtimet e mundshme të trurit dhe kancerin, ndërsa vëren se një pajisje e vetme mund të përmbajë aq shumë nikotinë sa qindra cigare tradicionale.
Për të luftuar këtë krizë, KADC kërkonë rregullore më të rrepta qeveritare për të ndaluar produktet me aroma dhe për të kufizuar shitjet vetëm në vende të caktuara.
KADC paraqet menyren se si grupet e lobimit të industrisë dhe konsulentët e paguar përpiqen të ndërhyjnë në legjislacionin e shëndetit publik për të mbrojtur fitimet e korporatave.
Draft-ligji i ri synon ndalimin e shijeve mashtruese dhe kufizimin e rreptë të pikave të shitjes afër shkollave. Shëndeti i fëmijëve është prioritet mbi çdo fitim ekonomik!
Deklaratë për Konferencë për Shtyp: Dita Botërore Pa Duhan, 31 Maj 2025
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave partnere,
Të dashur qytetarë,
Neser, më 31 maj, në kuadër të Ditës Botërore Pa Duhan, jemi bashkuar për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe të përbashkët: të mbrojmë të rinjtë nga ndikimi i industrisë së duhanit dhe të ndërtojmë një të ardhme të lirë nga varësia ndaj nikotinës.
OBSh thekson se industria e duhanit dhe nikotinës po përdor gjithnjë e më shumë taktika të sofistikuara për të shënjestruar të rinjtë:
përmes influencerëve në rrjete sociale që promovojnë produkte të reja si vape dhe cigare me shije,
përmes paketimeve me dizajn atraktiv, dhe
përmes sponsorizimeve të ngjarjeve rinore apo sportit, të cilat synojnë normalizimin e konsumit.
Këto janë mënyra të kamufluara, por tepër të fuqishme, për të tërhequr brezat e rinj drejt një varësie që dëmton jo vetëm shëndetin fizik e mendor, por edhe të ardhmen e tyre.
Tema e këtij viti, “T’i heqim Masken Ndikimit – Të rinjtë për një të ardhme pa duhan”, na fton të heqim maskën dhe të ekspozojmë taktikat e rafinuara që industria e duhanit përdor për të joshur brezat e rinj. Qoftë përmes rrjeteve sociale, produkteve me shije, apo marketingut digjital të fshehur.
Kosova nuk qëndron jashtë këtyre zhvillimeve, prandaj Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), me mbështetjen e partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ka iniciuar fushatën gjithëpërfshirëse:
“T’i heqim Masken Ndikimit – Të rinjtë për një të ardhme pa duhan”.
Përmes kësaj fushate, të rinjtë janë angazhuar në monitorimin e përmbajtjes digjitale të industrisë së duhanit, kanë ndarë gjetjelpërmes sfidës #ZbulojeTaktiken. Ato po ndihmojne në ndërtimin e një presioni pozitiv publik për ndryshim të politikave.
Ne jemi këtu sot për të ritheksuar mbështetjen tonë për draft Ligjin e ri për Kontrollin e Duhanit. Ligji përmban masa thelbësore dhe të domosdoshme për të mbrojtur brezat e rinj:
Ndalim të plotë të reklamimit dhe promovimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës, përfshirë ato në platformat digjitale;
Zbatim të paketimit standard (plain packaging), për të larguar çdo efekt joshës vizual;
Ndalim i shijeve të ëmbla frutash që targetojnë posaçërisht femijet dhe të rinjtë;
Ky ligj është një hap i guximshëm, por i drejtë. Ai nuk synon të penalizojë qytetarët, por të mbrojë shëndetin e tyre dhe të brezave që po rriten. Ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të bëhen një treg i ri për industrinë e varësisë.
Në emër të KADC dhe të gjithë partnerëve që e mbështesin këtë reformë, ftojmë të Kuvendin e Kosovës, institucionet përgjegjëse dhe shoqërinë civile që të veprojnë tani – për një të ardhme pa tym, pa mashtrime dhe pa varësi.
Faleminderit për vëmendjen dhe për përkrahjen Tuaj!
KADC prezantoi iniciativën “Katalizimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë përmes fuqizimit të të rinjve”. Inovacione, produkte të qëndrueshme & ide që bëjnë ndryshimin u prezentuan nga shumë organizata jo qeveritare dhe kompani në këtë panair!
Projekti “Nxitja e Ekosistemit të Ekonomisë Rrethore në Prishtinë: Fuqizimi i të Rinjve dhe Ndërtimi i Qëndrueshmërisë” financohet pjesërisht përmes projektit EICEE, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Malit të Zi.