KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Matjet e NO2 dhe Direktiva e Re e BE-së

Në organizim të organizatë Deutsche Umwelthilfe (DUH), sot u mbajt takimi mbi përvojen e disa shteteve evropiane në matjen e dikosidid të azotit (NO2) si ndotësi i ambientit dhe mbi ndryshimet që do të sjellë Direktiva e re e BE-së për Cilësinë e Ajrit të Ambientit.

DUH prezentoi edhe matjet e fundit që janë bërë nga KADC në Prishtinë dhe nevojën për ngritjen e vetëdijes te popullata dhe vendimmarrësit mbi nivelin e lartë të ndotjes me NO2.

KADC prezentoi angazhimin dhe përkushtimin lidhur me mbrojtjen e shëndetit publik nga ndotja me NO2 si dhe shkurtimisht punën rreth përpilimit të Planit të Cilësisë së Ajrit të Prishtinës që pritet të miratohet nga asambleja e komunës së Prishtinës.

Mirënjohje për KADC

Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka ndarë sot mirënjohje për palët kryesore të përfshira në përpilimin, sponzorimin dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

UNKT, Prishtinë 16.10.2013

1391710_586658421396966_717747433_n

Tryeza në Prishtinë

Tryeza e rrumbullakët në Prishtinë

“Inspektorati sanitar dhe shëndetësor, sfidat dhe efikasiteti në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit”.

E marte, 12 nëntor 2013

Takimi i organizuar nga KADC në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH për qëllim kishte rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe efikasitetit ë organeve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, OBSH, KADC, Policia e Kosovës, inspektorati sanitar qendror dhe inspektorati shëndetësor.

Nga diskutimet në këtë takim u konstatua se zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit me fillimin e vjeshtës dhe ftohjes së motit ka filluar të sfidohet në vendet publike, në veqanti nëpër restorane dhe në institucionet shëndetësore përkundër mobilizimit të inspektoratit dhe vizitave të shpeshtuara inspektuese.

Ka bashkëpunim mes inspektoratit santiar dhe shëndetësor mirëpo mungon bashkëpunimi me inspektoratet tjera. Këshilli ndërministror ka arritur të ngrise ketë nivel por vetëm në nivel të vetëdijes për nevojën e bashkëpunimit por jo edhe të zbatimit konkret.
Ministria e shendetësisë u shpreh që nuk ka rezultate të mjaftueshme dhe vende vende ka vetëm inspektime sipërfaqësore.
Policia e Kosovës shprehu gatishmërinë që edhe më tutje të asistojë në vizitat monitoruese të inspektoratit sanitar sipas praktikës së aplikuar deri më tani në Prishtinë, mirëpo sipas një plani konkret që duhet të përpilohet bashkarisht. Këtij plani duhet ti paraprij nxjerrja e formularëve unik për shqiptimin e gjobave mandatore.

Rekomandimet e nxjerra nga takimi

  • Nxjerrja e i formularëve unik për shqiptimin e gjobave mandatore në vendin e ngjarjes kur ka shkelje të ligjit.
  • Të përcjellet statusi i lëndëve të dorëzuara në gjykata dhe të publikohen dënimet e dhëna.
  • Të fillohet me fushatën vetëdijësuese përmes TV spotit të parë dhe incizimi dhe lansimi i spotit të dytë vetëdijësues.
  • Në TV prime time në RTK të organizohen debate televizive mbi zbatimin e ligjit të kontrollit të duhanit.
  • Ministri i shëndetësisë të dërgoj qarkoren të gjitha ministrive me të cilën do të ftohen edhe njeherë për zbatim të përpiktë në vendin e punës dhe sqarohen procedurat operacionale të veprimit në rast të shkeljes së ligjit në vendin e punës.
  • Të finalizohen udhëzimet administrative të parapara me ligj dhe të dërgohen Ministrit të shëndetësisë për miratim.
  • Të ftohen drejtorit komunale në tryezat e përbashkëta për ngritje të bashkëpunimit dhe informimit të tyre me zbatimin e ligjit.
  • Të përpilohet plani i veprimit konkret (per të gjitha komunat) i vizitave të përbashkëta të policisë dhe inspektoratit sanitar dhe të filloj zbatimi i menjëhershëm i tyre.
  • Të parandalohet ndërtimi i anekseve jashtë restoranit që janë në kundërshtim me përshkrimin e hapësirave të mbyllura sipas ligjit.
  • Të organizohen vizita inspektuese gjatë natës.