KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Raporti i OBSH-së lidh ngritjen e taksave për duhan me fitime shëndetësore dhe ekonomike

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një studim në fillim të këtij muaji që heton potencialin për taksimin e duhanit për të kontribuar në agjendën e vitit 2030, për zhvillim të qëndrueshëm, duke ulur përdorimin e duhanit, duke kursyer jetën dhe gjenerimin e të ardhurave tatimore. Hulumtuesit zhvilluan një model ku simuluan tregun global të cigareve duke përdorur të dhëna prej 181 vendet që së bashku përfaqësonin 98 për qind të duhanpirësve në botë. Modeli projekton ndikimet e ngritjes së akcizës në rritjen e çmimeve të cigareve me pakicë, të ardhurat nga akciza e cigareve, shkalla e duhanpirësve të përditshëm, dhe numrin e ardhshëm të vdekjeve që lidhen me konsumin e duhanit në mesin e të rriturve në nivel global në vitin 2014.

Key findings:

  • Rreth 247 millionë duhanpirës aktiv përditshme në mesin e popullsisë së rritur në botë në vitin 2014 do të vdesin nga një sëmundje e cila është si pasojë e duhanit
  • Në vitin 2014, shuma e përgjithshme e të ardhurave të gjeneruara nga akciza për duhan do të jetë 328 miliard $.
  • Rritja e akcizës së cigareve nga 1 dollar për paketë në të gjitha vendet do të kenë ndikimet e mëposhtme:
    •  Çmimi mesatar me pakicë i cigareve do të rritet për 63 për qind në vendet me të ardhura të uëlta, kurse 25 për qind në vendet me të ardhura të larta ndërsa 42 për qind globalisht.
    • Shkalla e personave që pijnë duhan çdo ditë do të ulet me 9 për qind – nga 14.1 për qind në 12.9 për qind – duke rezultuar në 66 milionë më pak duhanpirës globalisht.
    •  Do të jenë për 15 milionë më pak raste të vdekjeve që vien nga përdorimi i duhanit, në mesin e të rriturve të cilët ishin gjallë në vitin 2014. Shumica e vdekjeve do të shmangen në vendet e me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.
    •  Shuma e të ardhurave të grumbulluara nga rritja e akcizës për duhan në nivelin global do të gjenerojnë rrijte me 47 për qind, duke gjeneruar të ardhura shtesë në vlerë prej 141 miliard $.

Mesazhet Kryesore

  • Rritja e taksave të duhanit mund të parandalojnë miliona vdekje të cilat vijnë si pasojë e përdorimit të duhanit, duke kontribuar në arritjen e objektivave të shëndetit global.
  • Rritja e taksave e duhanit mund të sigurojë burimet fiskale të nevojshme për financimin e prioriteteve të zhvillimit, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.
  • Konventa ‘Kornizë për Kontrollin e Duhanit (KKKD)’ e OBSH-së në Nenin 6 dhe në Udhëzimet e tij obligon palët për të miratuar dhe zbatuar politikat e çmimeve duhanit dhe taksave që do të zvogëlojnë kërkesat e produkteve të duhanit.

Citim i plotë: Goodchild M, Perucica, Nargis, N. Modelimi ndikimi i rritjes së taksave të duhanit në shëndetin publik dhe financave Buletini i Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2016, 94: 250-257.

Abstrakti i studimit [arab, kinez, anglez, francez, rus, spanjoll] dhe studimi i plotë në versionin anglisht:

http://www.who.int/bulletin/volumes/94/4/15-164707.pdf

Burimet shtesë:

Për udhëzime Konventa e Aleancës Kornizë WHO KKKD përmes Nenit 6 dhe Udhëzimet të saj shih:

http://www.fctc.org/media-and-publications/reports/price-and-tax/1251-fctc-guidelines-on-tobacco-tax-what-advocates-should-know

Për fletushkash mbi tatimet duhanit, duke përfshirë edhe një fletë të fakteve që përmban fakte thelbësore rreth politikës dhe vendit dhe suksese tatimore në përdorimin e politikës tatimore ndaj duhanit për të zvogëluar shitjet e duhanit dhe përdorimit:

http://global.tobaccofreekids.org/en/resources/by_issue/taxation_price/

OBSH drejton dhe koordinon autoritet për shëndetin brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Nëse keni pyetje në lidhje me studimin apo materiale, ose si t’i përdorin ato në përpjekjet tuaja për avokim, ju lutem na kontaktoni  në këtë email: research@tobaccofreekids.org

 

 

Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit

Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit

Gjatë disa viteve të fundit, industria e duhanit ka prezantuar njё produkt tё ri i njohur si duhan me shije tё ndryshme (orbit, mente) tё cilin e ka shpёrndarё nё shumё tregje, ku edhe raportet e industrisë theksojnë rëndësinë e tyre për rritje të tregut. Një studim i fundit i publikuar në revistën e “Tobacco Control” ka shqyrtuar përdorimin dhe perceptimet e duhanpirësve tё cilёt pёrdorin cigare me kapsula pёr shije tё vendosura në filter. Autorët e studimit kanё mbledhur të dhëna në mes të viteve 2012 dhe 2014 përmes sondazheve online tremujore të 5723 duhanpirësve të rritur në Meksikë, 5864 duhanpirësit e rritur në Australi, dhe 6865 duhanpirësve të rritur në Shtetet e Bashkuara. Studimi jo vetëm që gjeti se përdorimi duhanit me kapsula me shije është rritur, por edhe se shumë duhanpirës besojnë se duhani me aromё ёshtё më elegant dhe më pak i dëmshёm se sa cigaret e rregullta.

Tё gjeturat e studimit

  • Pёrdorimi i cigareve me aromё ёshtё rritur pёrgjatё vitit 2012 – 2014:
    • Rritja nё Meksikё ishte prej 6 % pёrdorim nё 14% (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
    • Rritja nё Australi ishte prej 1 % nё 3 % (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
  • Nё tё gjitha shtetet e pёrfshira nё kёtё studim shihet se si produkt ipreferuar i tё rinjёve ёshё duhani me aromё, me pёrjashtim tё Meksikёs ku uljet nё çmime tё kёtyre brendeve kanё ndikuar qё kёto produket tё jenё edhe tё preferuarat e duhanxhinjёve me moshё tё shtyer.
  • Kur krahasohen duhanpirësit të cilët preferojnё marka tё rregullta tё duhanit, me duhanpirësit të cilët preferojnё markat qё shesin duhan me shije, kёta tё fundit e rankojnё duhanin me shije si mё atraktiv dhe mё tё mirё nё shije por edhe mё pak tё rrezikshёm pёr shendetin.

Mesazhet kryesore

  • Përdorimi i kёtyre risive nё produktet e duhanit si psh. kapsula me mente i bёn produktet e duhanit më atraktiv, veçanërisht për të rinjtë duke lehtësuar shumё mundёsinё pёr tё krijuar varëshmёri.
  • Pёrdorimi i kёtyre shijeve i lajthit pёrdoruesit tё besojnё se produktet me kёto shije janё mё pak tё rrezikshme se sa produketet e rregullta tё duhanit.
  • Pёrdorimi i cigareve me shije tregon një nevojë urgjente për rregullim efektiv tё kёtij produkti siç parashihet me nenet 9 dhe 10 të Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit.

Citim i plotё: Thrasher JF, Abad-Vivero EN, Moodie C,et al. “Cigarette brands with flavour capsules in the filter: trends in use and brand perceptions among smokers in the USA, Mexico and Australia, 2012–2014” Tobacco Control Published Online First: April 27 2015 doi:10.1136/tobaccocontrol-2014-052064

Linku pёr tё shkarkuar raportin [Versioni ёshtё nё Anglisht]: http://tobaccocontrol.bmj.com/content/early/2015/04/26/tobaccocontrol-2014-052064.full.pdf+html

Resurset shtesё: Pёr tё marrё njё shtojcё me fakte nё lidhje me produktet e duhanit me shije nё kёto gjuhё [Arabisht, Kinezisht, Anglisht, Frengjisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjollisht], vizitoni kёtё link:

http://global.tobaccofreekids.org/files/pdfs/en/additives_en.pdf

Nёse keni pyetje pёr studimin ju lutem shfrytёzoni kёtё email:

globalresearch@tobaccofreekids.org.