KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Industria e Duhanit dështon të ndalojë reformat në Mbretërinë e Bashkuar

Gjykata e Apelit hedh poshtë përpjekjet e fundit të kompanive të duhanit për të bllokuar rregullat që do t’i detyrojnë ato të heqin paketimet dalluese.

3000

Përpjekja e fundit nga kompanitë e duhanit për të parandaluar futjen e paketimit të thjeshtë e të detyrueshëm të cigareve në Mbretërinë e Bashkuar është refuzuar nga gjykata e apelit.

Gjykimi është një goditje të freskët për kompanitë e duhanit që duhet të zëvendësojnë paketimet e tyre aktuale, të cilat dallojnë nga njëra tjetra, duke përdorur në të ardhmen paketime të padallueshme nga brendi, emri i markës, ngjyra apo madhësia.

Rregulloret synojnë të reduktojnë pirjen e duhanit, nga fëmijët dhe të rinjtë në veçanti, të ndihmojnë duhanpirësit për ta lënë duhanin, të parandalojnë paketimet mashtruese, dhe tu jepet një rëndësi shumë më e madhe paralajmërimeve shëndetësore.

Por britanezja-amerikane, Imperial, Internacionalja e Japonisë dhe Philip Morris pohojnë se ky veprim do të shkelte të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në maj, Gjykata e Lartë hodhi poshtë argumentet e tyre, një ditë para se direktiva e BE-së për produktet e duhanit hyri në fuqi. Disa nga kompanitë e dërguan çështjen në gjykatën e apelit, por muajin e kaluar, të mërkurën, tre gjyqtarët, të ulur në Gjykatat Mbretërore të Drejtësisë në qendër të Londrës, e hodhën poshtë sfidën.

Lordët e drejtësisë Lewison, Beatson dhe Stephen Richards vendosën në të mirë të sekretarit të shëndeti, të cilët thanë se ai kishte “ushtruar pushtetin e tij në mënyrë të ligjshme”.

Kompanitë tani kanë mundësinë e apelimit në Gjykatën e Lartë.

Nicola Blackwood, ministri i shëndetit publik dhe inovacionit, tha: “paketimi i standardizuar do të ndihmojë për të ulur normat e duhanit dhe për të reduktuar vuajtjet, sëmundjet dhe humbjen e jetës. Ne jemi të kënaqur që ky vendim do të ndihmojë shumë njerëz për të pasur jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. ”

Që nga maji, pavarësisht sfidës ligjore , kompanitë kanë qenë të ndaluar të përdorin pako të tjera që nuk përputhen me direktivën.  Megjithatë, ata janë të lejuar për të shitur rezervat ekzistuese të cigareve deri në maj të vitit të ardhshëm, që do të thotë se paketimi i thjeshtë do të dali në dyqane gradualisht.

Paketat e reja do të jenë të të njëjtës formë, madhësi dhe ngjyrë (e gjelbërt) dhe 65% e sipërfaqes nga para dhe prapa do të mbulohet nga grafiku me paralajmërime shëndetësore, si dhe me vërejtje.

Deborah Arnott, shefi ekzekutiv i bamirësisë shëndetësor Ash, tha: “Kjo është një fitore për shëndetin publik dhe një tjetër disfatë dërrmuese për industrinë e duhanit. Ky vendim duhet të inkurajojë vendet e tjera që të shkojnë përpara me paketimin e standardizuar, tani që argumentet e industrisë përsëri janë treguar të pa baza”.

Simon Clark, drejtor i grupit të duhanpirësve Forest, ka thënë: “Duke stigmatizuar produktin, qeveria po synon gjithashtu përdorues. Paketat e standartiuzara nuk kanë gjasa për të penguar njerëzit nga pirja e duhanit, por ndikimi në zgjedhjen e konsumatorit mund të jetë i rëndësishëm për shkak se disa marka, pothuajse me siguri do të zhduken nga tregu”.

“Duhani është një produkt legal. Ligji nuk duhet të imponojë rregulla të tepërta për konsumatorët të cilët i njohin rreziqet shëndetësore dhe nuk kanë nevojë për këtë lloj të masës”.

Artikull i përkthyer nga The Guardian. 

 

Shëndeti apo duhani?

You can also find this article in English and Serbian!

Shpëtimi i një jete nënkupton shpëtimin e gjithë njerëzimit.

N.N. është një 23 vjeçare nga Kosova. Ajo jeton në një fshat së bashku me pesë anëtar tjerë të familjes. Ajo ka një vajzë dhe së shpejti do të lindë një djalë. N.N. ka mbaruar shkollën fillore, ndërsa burri i saj ka mbaruar shkollën e mesme. Shuma prej 200 € që ajo fiton për çdo muaj nuk i mjaftojnë për mbështetjen e familjes e saj pesë anëtarëshe. Ajo dhe familja e saj çdo ditë e më shumë po rrëshqasin edhe më thellë në varfëri edhe për shkak të konsumimit të duhanit.

N.N. kurrë nuk u mundua të lë duhanin dhe as nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë – madje as edhe gjatë shtatzënisë. Vajza trevjeçare qëndron afër nënës së saj gjatë gjithë ditës dhe vazhdon të thith në mënyrë të pavullnetshme tymin e duhanit nga nëna e saj. I njëjti fat e pret edhe djalin e saj sapo të lind.

Për fat të keq, kjo situatë nuk është e pazakontë. N.N. është një nga gratë e shumta në Kosovë që konsumojnë duhan; ajo gjithashtu është njëra ndër to që ka zgjedhë të mos lë duhanin, madje edhe gjatë shtatzënisë.

Historia e grave siç është N.N. është fytyra njerëzore prapa statistikave shqetësuese të sëmundjeve, vdekjeve të parakohshme dhe varfërimit si pasojë e konsumimit të duhanit. Numri i madh i vdekjeve që vjen nga duhanpirja është dëshmi për veprim të domosdoshëm institucional dhe individual.

Duhani është një nga fatkeqësitë shëndetësore më të mëdha në historinë e njerëzimit.

Duhanpirja ka shkaktuar 100 milion vdekje në shekullin e 20-të. Si shkak i vetëm i parandalueshëm i vdekjeve, duhanpirja vret më shumë se 5 milion njerëz në vit, si dhe është shkaku i 1 në 10 vdekjeve të parakohshme të të rriturve. Për më tepër, deri në vitin 2030 numri i vdekjeve nga duhani do të shkoj mbi 8 milion njerëz , nëse nuk kontrollohet epidemia e duhanit.

Nën patronazhin e OBSH-së, Shtetet Anëtare kanë miratuar njëzëri Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (OBSH KKKD) në vitin 2003 – një traktat i bazuar në dëshmi që riafirmon të drejtat e të gjithëve për një standard më të lartë shëndetësor dhe përfaqëson një ndryshim paradigmë në reagimin ndaj globalizimit të epidemisë së duhanit. Me 180 palë nënshkruese, e që mbulon 90% të popullsisë së botës, në historinë e Kombeve të Bashkuara, KKKD ka qenë një nga normat shëndetësore globale që është përqafuar me shpejtësi.

Për adresimin e pasojave serioze të epidemisë së duhanit në Kosovë, Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe sektorëve tjerë përkatës, ka marrë masat e nevojshme. Për shembull, Kosova ka miratuar një ligj për kontrollin e plotë të duhanit në përputhje me KKKD OBSH në maj të vitit 2013. Ky ligj vë në prioritet kontrollin e duhanit me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme nga pasojat shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore nga konsumimi i duhanit.

Megjithatë, është evidentuar nivel i ulët i përkushtimit pasi që institucionet e Kosovës nuk e kanë prioritet edhe zbatimin e ligjeve.

Me kalimin e kohës mund të vërehen përfitimet nga zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në Kosovë; Qytetarët do të evitojnë epideminë e duhanit dhe kësisoj do të reduktojnë barrën e sëmundjeve kronike në Kosovë. Zbatimi i plotë dhe efektiv i dispozitave të KKKD OBSH do të zvogëlojë në mënyrë efektive përdorimin e duhanit dhe barrën që bart në vete në Kosovë.

Kontrolli i duhanit në një shoqëri nuk mund të realizohet me shpejtësi. Përkundrazi, është një proces që kërkon kohë, saktësi dhe efektivitet. Si i tillë, e gjithë shoqëria kosovare duke përfshirë, por jo vetëm, institucionet qeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile – duhet të jenë të përgatitura dhe të angazhohen për përpjekjet e tilla.

Janë propozuar disa rekomandime gjatë takimeve të shumta për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit në Kosovë.

Një nga mënyrat është që Qeveria e Kosovës të ri-theksoj publikisht përkushtimin e saj për kontrollin e duhanit duke e rivendosur atë si prioritet kombëtar për veprim. Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe sektorin privat duhet të vazhdojnë të fuqizohet, duke synuar një përkufizim më të qartë të roleve dhe përgjegjësive.

Komunikimi dhe ndërveprimi i rregullt ndërmjet nivelit qendror dhe lokale të qeverisjes duhet të ndiqet dhe të formalizohët në punëtoritë për planifikim vjetor duke i përfshirë në mënyre të duhur gjithë sektorët dhe të gjitha nivelet e qeverisjes. E gjithë kjo punë duhet të kombinohet me fushata ndërgjegjësuese me fokus opinionin e gjerë publik në lidhje me efektet shëndetësore të duhanpirjes dhe në nxitjen e popullatës drejt mos konsumimit të duhanit.

Krejt në fund, intensifikimi i vizitave inspektuese dhe rritja e gjobave për individët, bazuar në parimin zero tolerancë, do të shtojë shanset për zbatimin efektiv të këtij ligji mjaft të rëndësishëm.

Shëndeti i mirë mbështet zhvillimin social dhe ekonomik dhe forcon politikat në të gjithë sektorët. Po ashtu, të gjithë sektorët dhe nivelet e qeverisjes kontribuojnë në një shëndet të mirë. Vetëm duhani është shkak kryesor i rreth 2000 vdekjeve të parakohshme në Kosovë çdo vit. Prandaj, tani është koha që e gjithë shoqëria të veproj sa më shpejt që është e mundur.

Një fjalë e urtë thotë: Shpëtimi i një jete nënkupton shpëtimin e gjithë njerëzimit. Nëse ligji për kontrollin e duhanit në Kosovës zbatohet plotësisht, do të shpëtoheshin mijëra jetë njerëzish në Kosovë. Kjo do të shpie në parandalimin e shumë vdekjeve të parakohshme të cilat në përgjithësi shkaktohen nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet e enëve të gjakut, kancerit të mushkërive dhe një mori sëmundjesh tjera.

Autor: Dr. Skënder Syla/ Shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, qershor 2016

KUJDES: Barnat e skaduara nuk duhet të hudhen me mbeturinat e zakonshme!

KUJDES: Barnat e skaduara nuk duhet të hudhen me mbeturinat e zakonshme!

Barnat me afat të skaduar apo të papërdorshme nuk duhet të hudhen me mbeturinat e zakonshme. Sepse në përmbajtien e tyre ato kanë materie helmuese të cilat janë me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut por edhe rrezikojnë ambientin.

Në mënyrë që të kujdesemi për shëndetin e njëri tjetrit si dhe për ambientin në të cilin jetojmë, secili duhet të marrë një hap ndoshta të vogël në dukje por me efekt të madh, mos i hudhni barnat e skaduara në shporta të mbeturinave.

Ambienti si dhe shëndeti duhet të ruhen pasi që vetëm përmes këtyre dy kompononteve njeriu mund të realizoj një jetë në komunitet.

Qendra e Mjkësisë Familjare dhe në Barnatoret, janë të obliguara ti pranojnë barnat me afat të skaduar dhe ato të papërdorshme.

Bëhuni i ndërgjegjshëm dhe mos i hudhni barnat me mbeturinat e zakonshme, mendo për vete dhe për shoqërine!