Ndikimi i përdorimit të “Vape”-ve tek të rinjtë dhe nevoja për masa parandaluese.
Para një dukurie alarmante, shoqëria është mpirë! Vape shitet afër shkollave, promovohet në Big Brother, reklamohet nëpër portale, media sociale – përderisa institucionet heshtin.
Prindërit e nxënësve janë të alarmuar, zbraztira ligjore është shumë e shtrenjtë për shëndetin tonë!
Sikur cigaret edhe VAPE VRET! Linku në koment!
Faleminderit Radio Plus! – Ndikimi i përdorimit të “Vape”-ve tek të rinjtë dhe nevoja për masa parandaluese.
„Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit në Kosovë“
31 maj 2020, Dita Botërore pa Duhan
KADC publikon hulumtimin „Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat e kontrollit të duhanit në Kosovë“
Duke njohur rëndësinë e të dhënave të përdorimit të duhanit për të udhëzuar qeverinë e një vendi për masat dhe veprimet që duhet të ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga duhani, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka realizuar një hulumtim të gjerë në shkallë vendi.
Ky hulumtim ka për qëllim parësor matjen e nivelit të ekspozimit të popullatës ndaj tymit të duhanit, vlerësimin e efektivitetit të politikave të kontrollit të duhanit dhe hulumtimin e qëndrimeve të popullsisë së Kosovës ndaj këtyre politikave. Metoda e zgjedhur për mbledhjen e të dhënave mbështetet në intervistat individuale “ballë për ballë” të realizuara prej 13 deri 23 shkurt 2020 me më shumë se një mijë persona të moshës 18 vjeçare e më të vjetër të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në 15 komuna të Kosovës për nevojat e hulumtimit.
Gjetjet e hulumtimit kanë vërtetuar se ekspozimi i qytetarëve ndaj tymit të duhanit është shumë i madh (81.4%) në bare, kafene dhe restorante. Derisa në vendin e punës ekspozimi ndaj tymit të duhanit është më i ulët (27%) dhe në shtëpi mbi 30%.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një nivel të lartë të përkrahjes së popullatës për masat e kontrollit të duhanit ku 84.7% e tyre janë shprehur në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në bare, kafene dhe restorante dhe 98.5% në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në institucionet publike.
Në pyetjen a ndikon ndikon pirja e duhanit në përzgjedhjen e lokaleve që i vizitoni, 40.7% e të anketuarve janë përgjigjur se përzgjedhin baret, kafenetë dhe restorantet ku nuk pihet duhan brenda, 28.7% e tyre janë shprehur që i vizitojnë ato lokale ku lejohet pirja e duhanit dhe për 30.6% e të anketuarve lejimi apo ndalimi i pirjes së duhanit nuk ndikon në vendimin e tyre për t’i vizituar ato.
Lidhur me punën e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike, 94.5% e popullatës janë shprehur se janë të pa kënaqur me punën tyre. Nga ky numër 42.1% mendojnë që autoritetet përgjegjëse kanë bërë pak për zbatim të ndalimit të pirjes së duhanit, 23.9% mendojnë që kanë bërë tejet pak dhe 28.5% mendojnë aspak.
Sa i përket efektivitetit të vërejtjeve shëndetësore në pakot e duhanit qytetarët i perceptojnë vërjetjet me fotografi ilustruese më efektive se sa vërejtjet shëndetësore me tekst. Për vërejtjet me teskt 20.9% e të anketuarve janë shprehur se janë shumë efektive, 25.6% disi efektive, 25.4% jo shumë efektive dhe 27.9% e të anketuarve janë shprehur aspak efektive. Ndërsa një numër më i madh i të anketuarve (30.5%) fotografitë ilustruese i percepton si shumë efektive, 39.2% disi efektive, 21.6% jo shumë efektive dhe 8.3% aspak efektive.
Të dhënat e hulumtimit tregojnë se niveli i përdorimi të cigareve elektronike në Kosovë është ende i ulët me 0.8% pinë për çdo ditë dhe 1.7% herë pas here. Ndërsa përdorimi i shishes është më i madh me 1.5% që e përdorin rregullisht dhe 6.8% herë pas here.
Niveli i lartë i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe vlerësimi i ulët për punën e autoriteteve përgjegjëse janë një tregues i qartë i neglizhencës dhe mungesës së veprimit institucional për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziqet e duhanit. Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si dëshmi të bazuara në prova për të orientuar dhe udhëzuar Qeverinë Kosovës dhe autoritetet përgjegjëse – zbatuese të ligjit në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për përmirësimin e implementimit të politikave të kontrollit të duhanit në Kosovë.
Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit
Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit
Gjatë disa viteve të fundit, industria e duhanit ka prezantuar njё produkt tё ri i njohur si duhan me shije tё ndryshme (orbit, mente) tё cilin e ka shpёrndarё nё shumё tregje, ku edhe raportet e industrisë theksojnë rëndësinë e tyre për rritje të tregut. Një studim i fundit i publikuar në revistën e “Tobacco Control” ka shqyrtuar përdorimin dhe perceptimet e duhanpirësve tё cilёt pёrdorin cigare me kapsula pёr shije tё vendosura në filter. Autorët e studimit kanё mbledhur të dhëna në mes të viteve 2012 dhe 2014 përmes sondazheve online tremujore të 5723 duhanpirësve të rritur në Meksikë, 5864 duhanpirësit e rritur në Australi, dhe 6865 duhanpirësve të rritur në Shtetet e Bashkuara. Studimi jo vetëm që gjeti se përdorimi duhanit me kapsula me shije është rritur, por edhe se shumë duhanpirës besojnë se duhani me aromё ёshtё më elegant dhe më pak i dëmshёm se sa cigaret e rregullta.
Tё gjeturat e studimit
Pёrdorimi i cigareve me aromё ёshtё rritur pёrgjatё vitit 2012 – 2014:
Rritja nё Meksikё ishte prej 6 % pёrdorim nё 14% (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
Rritja nё Australi ishte prej 1 % nё 3 % (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
Nё tё gjitha shtetet e pёrfshira nё kёtё studim shihet se si produkt ipreferuar i tё rinjёve ёshё duhani me aromё, me pёrjashtim tё Meksikёs ku uljet nё çmime tё kёtyre brendeve kanё ndikuar qё kёto produket tё jenё edhe tё preferuarat e duhanxhinjёve me moshё tё shtyer.
Kur krahasohen duhanpirësit të cilët preferojnё marka tё rregullta tё duhanit, me duhanpirësit të cilët preferojnё markat qё shesin duhan me shije, kёta tё fundit e rankojnё duhanin me shije si mё atraktiv dhe mё tё mirё nё shije por edhe mё pak tё rrezikshёm pёr shendetin.
Mesazhet kryesore
Përdorimi i kёtyre risive nё produktet e duhanit si psh. kapsula me mente i bёn produktet e duhanit më atraktiv, veçanërisht për të rinjtë duke lehtësuar shumё mundёsinё pёr tё krijuar varëshmёri.
Pёrdorimi i kёtyre shijeve i lajthit pёrdoruesit tё besojnё se produktet me kёto shije janё mё pak tё rrezikshme se sa produketet e rregullta tё duhanit.
Pёrdorimi i cigareve me shije tregon një nevojë urgjente për rregullim efektiv tё kёtij produkti siç parashihet me nenet 9 dhe 10 të Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit.
Citim i plotё: Thrasher JF, Abad-Vivero EN, Moodie C,et al. “Cigarette brands with flavour capsules in the filter: trends in use and brand perceptions among smokers in the USA, Mexico and Australia, 2012–2014” Tobacco Control Published Online First: April 27 2015 doi:10.1136/tobaccocontrol-2014-052064
Resurset shtesё: Pёr tё marrё njё shtojcё me fakte nё lidhje me produktet e duhanit me shije nё kёto gjuhё [Arabisht, Kinezisht, Anglisht, Frengjisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjollisht], vizitoni kёtё link: