Mirënjohje për KADC
Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka ndarë sot mirënjohje për palët kryesore të përfshira në përpilimin, sponzorimin dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
UNKT, Prishtinë 16.10.2013
Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka ndarë sot mirënjohje për palët kryesore të përfshira në përpilimin, sponzorimin dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
UNKT, Prishtinë 16.10.2013
“Inspektorati sanitar dhe shëndetësor, sfidat dhe efikasiteti në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit”.
E marte, 12 nëntor 2013
Takimi i organizuar nga KADC në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH për qëllim kishte rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe efikasitetit ë organeve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, OBSH, KADC, Policia e Kosovës, inspektorati sanitar qendror dhe inspektorati shëndetësor.

Ka bashkëpunim mes inspektoratit santiar dhe shëndetësor mirëpo mungon bashkëpunimi me inspektoratet tjera. Këshilli ndërministror ka arritur të ngrise ketë nivel por vetëm në nivel të vetëdijes për nevojën e bashkëpunimit por jo edhe të zbatimit konkret.
Ministria e shendetësisë u shpreh që nuk ka rezultate të mjaftueshme dhe vende vende ka vetëm inspektime sipërfaqësore.
Policia e Kosovës shprehu gatishmërinë që edhe më tutje të asistojë në vizitat monitoruese të inspektoratit sanitar sipas praktikës së aplikuar deri më tani në Prishtinë, mirëpo sipas një plani konkret që duhet të përpilohet bashkarisht. Këtij plani duhet ti paraprij nxjerrja e formularëve unik për shqiptimin e gjobave mandatore.
Rekomandimet e nxjerra nga takimi

Ndryshimi kulturor që po e sjellë zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në shoqërinë tonë” – Komuna e Prizrenit –
E Premte, 25 tetor 2013
Takimi i organizuar sot nga KADC në bashkëpunim me OJQ “Ec ma ndryshe”, zyrën e OBSH- Prishtinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për respektimin e Ligjit për kontrollin e duhanit dhe nxitjen e organeve përgjegjëse në kryerjen e detyrave ligjore për mbikëqyrjen efektive të zbatimit të këtij ligji.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, OBSH, KADC, OJQ “Ec ma ndryshe”, Policia e Kosovës- drejtoria e përgjithshme dhe përfaqësues nga rajoni i Prizrenit, inspektorati sanitar qendror, inspektorati sanitar komunal- Prizren, Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, shoqëria civile dhe qytetarë nga komuna e Prizrenit.
Nga diskutimet në këtë takim u konstatua se zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në komunën e Prizrenit është relativisht i kënaqshëm. Ka shkelje të ligjit (tymosje të duhanit) që janë më të shpeshta në zonat periferike të komunës; nuk përjashtohen rastet e tymosjes së duhanit në institucionet publike duke përfshirë këtu edhe institucionet arsimore (shembull tipik- gjimnazi në Prizren).
Përfaqësues të qytetarëve dhe shoqërisë civile deklaruan se shkelje të vazhdueshme të ligjit (tymosje të duhanit) janë prezente në qendrat sportive gjatë ndeshjeve të basketbollit dhe ngjarjeve tjera sportive. Si shkelës të ligjit- vende ku tymoset duhani u përmenden edhe lokalet gastronomike: “Altini 2”- Prizren, “Ben Af”- Suharekë, “Shadërvani”- Prizren.
Disa nga lokalet gastronomike po propagojnë se do të ketë prapë ndryshim të ligjit sipas të cilit do të bëhet ndarja e lokaleve në hapësira ku ndalohet dhe ku lejohet pirja e duhanit në përpjesëtim 70/30 %; si dhe bazuar në përvojat personale të pjesëmarrësve, lejimi i pirjes së duhanit në lokalet që janë shkelës të ligjit mundësohet nga kamerierët nëpërmjet ofrimit të mjeteve alternative në vend të shpuzoreve.
Një dukuri shumë shqetësuese u përmend të jetë shitja e cigareve me copë jashtë paketimit origjinal në pikat shitëse afër shkollave duke shtruar nevojën urgjente për një angazhim më të madh të inspektoratit komunal të tregut për eliminimin e kësaj dukurie. Shitja e cigareve me copë u mundëson fëmijëve të kenë më të lehtë blerjen e cigareve dhe i nxitë ata që të konsumojnë produktet e duhanit.
Përfaqësues të inspektoratit sanitar rajonal thanë të jenë të kënaqur me nivelin e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit duke përmendur këtu se shkeljet më të shpeshta të hasura nga ta kanë ndodhur në periferi të komunave. Sipas këtij inspektorati që nga hyrja e në fuqi e ligjit për kontrollin e duhanit janë realizuar mbi 840 inspektime, janë përpiluar rreth 730 procesverbale dhe është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. Gjithashtu shtuan se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të intensifikojnë inspektimet për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit.
Policia e Kosovës e përfaqësuar nga drejtoria e përgjithshme dhe ajo rajonale shprehu gatishmërinë të asistojë në vizitat monitoruese të inspektoratit sanitar në rajonin e Prizrenit sipas praktikës së aplikuar në Prishtinë, ku ekipe të përbashkëta të inspektoratit dhe policisë së Kosovës do të monitorojnë zbatimin e ligjit.
Rekomandimet e nxjerra nga takimi