Deputetët aprovuan Projektligjin për Kontrollin e Duhanit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 4 prill 2013 në shqyrtimin e dytë me 71 vota për dhe 2 abstenime aprovuan Projektligjin për Kontrollin e Duhanit. Kjo është një fitore e madhe për shoqërinë kosovare në rrugën e saj drejt një shoqërie vitale dhe të shëndetshme.

Me këtë ligj ndër të tjera:

  • Ndalohet 100% pirja e duhanit në të gjitha hapësirat publike;
  • Kufizimi i shitjes së produkteve të duhanit duke përfshirë ndalimin e shfaqjes (ekspozimit) së produkteve të duhanit në pikat e shitjes;
  • Ndalohet reklamimi, sponzorimi dhe promovimi i produkteve të duhanit;
  • Sigurohet mbrojtja e politikave të kontrollit të duhanit nga interesat komerciale të industrisë së duhanit nëpërmjet kufizimit të ndërveprimeve mes qeverisë (mbajtësve të posteve publike) dhe industrisë së duhanit;
Zbatimi i përpiktë i Ligjit për Kontrollin e Duhanit është një sfidë për secilin qytetar, organizatë, institucion, restorant apo vend tjetër publik.

 

Në përpilimin dhe avokimin për aprovimin e këtij Projektligji, KADC ka luajtur një rol tejet aktiv. Në mbrojte të shëndetit publik, KADC është angazhuar vazhdimisht që Projektligji të jetë në harmoni të plotë me parimet e Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Këtu është linku nga mbledhja e Kuvendit me 04 prill 2013.

Author:

Share This Post On