KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Duhani – një kërcënim për zhvillim

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Dita Botërore Pa Duhan 2017

31 maj 2017 – Sot shënohet Dita Botërore Pa Duhan me temën e përzgjedhur për vitin 2017  “Duhani – një kërcënim për zhvillim”.

Fokusi i kësaj dite ishte ndaj kërcënimeve që industria e duhanit paraqet për zhvillimin e qëndrueshëm të secilit vend, duke përfshirë problemet që shkakton tek shëndeti dhe mirëqenia ekonomike e qytetarëve. Në mënyrë që lidhshmëria mes përdorimit të produkteve të duhanit, kontrollimit të duhanit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vihet në pah për qytetarët.

Në shënimin e kësaj dite të rëndësishme për shëndetin, ishin KADC, MSh-ja, IKSHPK, OBSH dhe përfaqësues nga inspektorati sanitar i Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi, ishte nxitja për inkuadrim të kontrollit të duhanit, në Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm 2030.

Faktet e prezantuara mbi dëmet e duhanit gjatë këtij takimi, ishin:

  • Rreth 6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i duhanit, një shifër e cila parashikohet të rritet në më shumë se 8 milionë në vit deri në vitin 2030 nëse nuk do të ndërmerren nisma konkrete.
  • Përdorimi i duhanit i kushton jashtëzakonisht shumë ekonomive kombëtare, nëpërmjet rritjes së shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe zvogëlimit të produktivitetit.
  • Konsumi i duhanit rrit varfërinë, pasi njerëzit e varfër shpenzojnë më pak në gjërat e domosdoshme si ushqimi, arsimi dhe kujdesi shëndetësor.
  • Rreth 80% e vdekjeve të parakohshme nga duhani ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Përpos diskutimit mbi faktet dhe pasojat e duhanpirjes, nuk u lanë pa u përmendur edhe masat e veprimet që qeveria dhe publiku duhet të ndërmarrin për të promovuar shëndetin, e për të konfrontuar kërcënimet që vijnë nga duhani dhe industria e duhanit. Por nuk u la anash edhe paralajmërimi se  lufta për një Kosovë të lirë nga kërcënimet e duhanit vazhdon, e duhet të jetë produkt e fryt i punës së vazhdueshme e të përbashkët të të gjithë akterëve.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Drejt finalizimit të Strategjisë për Promovim dhe Edukim Shëndetësor

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Drejt finalizimit të Strategjisë për Promovim dhe Edukim Shëndetësor

6 prill 2017KADC për finalizimin e Strategjisë për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, mbajti ditën e dytë të punëtorisë për “Ruajtjen dhe Përparimin e Shëndetit”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Grupi punues kësaj radhe përbëhej nga anëtar të IKSHPK-së, KADC-së . Dokumenti strategjik vazhdoi të plotësohej me rekomandime nga pjesëmarrësit duke promovuar në Strategji edhe programet për “Të ushqyer të shëndetshëm”,  “Aktivitet Fizik”, “Jetë pa tym duhani” dhe “Shëndet oral”.

Këtu mund të klikoni për të parë zhvillimet nga dita e parë e punëtorisë!

 

 

 

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Tryeza Ruajtja dhe Përparimi i Shëndetit

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Finalizimi i Strategjisë për Promovim dhe Edukim Shëndetësor

31 mars 2017KADC organizoi së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, punëtorinë për “Ruajtjen dhe Përparimin e Shëndetit” me qëllim të finalizimit të Strategjisë për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.

Tryeza “Ruajtja dhe Përparimi i Shëndetit” kishte për qëllim shqyrtimin e strategjisë “Promovimi dhe Edukimit Shëndetësor”, për të harmonizuar strategjinë me dokumentet standarde për hartimin e dokumenteve strategjike, sipas Udhëzimeve Administrative.

Grupi punues përbëhej nga anëtar të IKSHPK-së, KADC -së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë kësaj tryeze, u plotësua dokumenti strategjik me rekomandime nga pjesëmarrësit si dhe u ndanë detyrat për punën e mëtutjeshme, në ndryshimin e strategjisë dhe harmonizimin e saj me dokumente zyrtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]