âNdryshimi kulturor qĂ« po e sjellĂ« zbatimi i ligjit pĂ«r kontrollin e duhanit nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ«â – Komuna e Gjilanit –
E Enjte, 12 Dhjetor 2013
Takimi i organizuar sot nga KADC nĂ« bashkĂ«punim me OJQ âKCICâ, zyrĂ«n e OBSH- PrishtinĂ« dhe MinistrinĂ« e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« kishte pĂ«r qĂ«llim ngritjen e vetĂ«dijes sĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r respektimin e Ligjit pĂ«r kontrollin e duhanit dhe nxitjen e organeve pĂ«rgjegjĂ«se nĂ« kryerjen e detyrave ligjore pĂ«r mbikĂ«qyrjen efektive tĂ« zbatimit tĂ« kĂ«tij ligji.
NĂ« takim morĂ«n pjesĂ« pĂ«rfaqĂ«sues nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, OBSH, KADC, OJQ âKCICâ, Policia e KosovĂ«s- drejtoria e pĂ«rgjithshme dhe pĂ«rfaqĂ«sues nga rajoni i Gjilanit, inspektorati sanitar komunal- Gjilan, KamenicĂ« dhe Viti, inspektorati i arsimit, IKSHP- dega nĂ« Gjilan, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe media nga komuna e Gjilanit.
Nga diskutimet në këtë takim u konstatua se zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në komunën e Gjilanit është relativisht i ulët. Ka shkelje të ligjit (tymosje të duhanit) në lokalet gastronomike; nuk përjashtohen rastet e tymosjes së duhanit në institucionet publike.
Përfaqësues të qytetarëve dhe shoqërisë civile deklaruan se ka shkelje të vazhdueshme të ligjit (tymosje të duhanit) në hapësirat e mbyllura, shkelje të cilat shpeshtohen pas orës 16. Ata kërkuan një qasje gjithëpërfshirëse të inspektoratit në zbatimin e ligjit duke ndëshkuar subjektet shkelëse të ligjit, pasi që toleranca ndaj atyre jep mesazh të gabueshëm dhe dëmton subjektet afariste që e respektojnë ligjin.
Me ftohjen e motit, subjektet gastronomike në Gjilan kanë filluar ndërtimin e hapësirave shtesë në të cilat lejohet pirja e duhanit. Sipas pjesëmarrësve, këto hapësira nuk i përmbushin kriteret e parapara me ligj për hapësira të hapura, dhe aty duhet ndaluar pirja e duhanit apo të modifikohen në përputhje me ligjin. Gjithashtu u theksua se disa pronarë të lokaleve gastronomike janë ankuar për mungesë informacioni që sqaron kriteret që duhet të plotësojnë hapësirat shtesë dedikuar duhan-pirësve.
Përfaqësues të inspektoratit sanitar në komunën e Gjilanit thanë se janë të angazhuar për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit duke përmendur këtu edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen siç është mungesa e stafit (2 inspektor sanitarë për komunën e Gjilanit) dhe periudha e fushatës zgjedhore. Sipas këtij inspektorati që nga hyrja e në fuqi e ligjit për kontrollin e duhanit janë inspektuar shumica e objekteve gastronomike. Me fillimin e sezonit dimëror është shtuar dukshëm edhe numri i shkeljeve të ligjit (ndalimit të tymosjes në vende publike). Gjithashtu pranuan se vetëm pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune kanë intensifikuar inspektimet dhe kanë ngritur 6 fletëparaqitje ndaj subjekteve për shkelje të ligjit.
Policia e Kosovës e përfaqësuar nga drejtoria e përgjithshme dhe ajo rajonale shprehu gatishmërinë të asistojë inspektoratin në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit dhe se është e përkushtuar që ta zbatoj ligjin me përpikëri.
Rekomandimet e nxjerra nga takimi
- TĂ« formohet grupi koordinues pĂ«r mbikĂ«qyrjen e zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r kontrollin e duhanit nĂ« rajonin e Gjilanit i pĂ«rbĂ«rĂ« nga: inspektorati sanitar- Gjilan (Muhamet Kastrati), inspektorati sanitar- KamenicĂ« (Ferid Beqiraj), inspektorati sanitar- Viti (Sadik Rexhepi), sektori i arsimit- Gjilan (Rahim Bajrami), inspektorati i tregut- Gjilan (Salih K.), OJQ âLansdovneâ (Shaban Terziu), OJQ âKCICâ (Sadulla Ahmeti), OJQ âMeritaâ (AfĂ«rdita KĂ«qiku- kryesuese e grupit koordinues), IKSHP- dega nĂ« Gjilan (Ajhane Sefiu), Policia e KosovĂ«s- rajoni i Gjilanit (njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues), TV Vali (Vasilika Bunaj), portali 2L ONLINE (Muhamet Halili), gazeta âZĂ«riâ (Enver Sadiku).
- Të mbahen takime të rregullta- së paku një herë në muaj të grupit koordinues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit në rajonin e Prizrenit.
- Të gjitha palët e përfshira në grup të raportojnë së paku një herë në muaj pranë grupit koordinues për punën e tyre dhe hapat që do të ndërmarrin për përmirësimin e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit.
- TĂ« identifikohen tĂ« ashtuquajturat âpika tĂ« nxehtaâ- vendet ku ka shkelje mĂ« tĂ« shpeshta tĂ« ligjit dhe tĂ« njĂ«jtat tĂ« jenĂ« subjekt i vizitave sistematike dhe i ndĂ«shkimeve tĂ« parapara me ligj nĂ« rast se gjenden shkelje.
- Të organizohen vizita inspektuese të përbashkëta të inspektoratit komunal sanitar dhe policisë së Kosovës- rajoni i Gjilanit me prioritet në mjediset ku shkeljet e ligjit janë më të shpeshta.
- TĂ« organizohen vizita inspektuese sipas mekanizmit ârotativâ ndĂ«rmjet inspektorateve sanitare tĂ« komunave tĂ« ndryshme duke pĂ«rfshirĂ« edhe inspektoratin sanitar qendror.
- Të rritet bashkëpunimi mes inspektoratit sanitar dhe lokaleve gastronomike me qëllim të informimit të tyre rreth kushteve të hapësirave shtesë (të hapura) ku mund të lejohet pirja e duhanit dhe eliminimi i atyre të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
- TĂ« pĂ«rpilohet njĂ« qarkore informative pĂ«r rregullat e ndalimit tĂ« pirjes sĂ« duhanit nĂ« institucionet arsimore dhe tâu dĂ«rgohet drejtorĂ«ve tĂ« tĂ« gjitha shkollave nĂ« rajonin e Gjilanit.
- Të ndërmerren aktivitete vetëdijësuese në mediet lokale dhe kombëtare me qëllim të ngritjes së vetëdijes për respektimin e ligjit për k. e duhanit. Gjithashtu, nëpër shkolla të ndërmerren aktivitete edukative-vetëdijësuese për rreziqet shëndetësore të konsumimit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.
- Të publikohet numri i dënimeve të shqiptuara ndaj subjekteve shkelëse të ligjit.