Bashkëpunimi me Inspektoratin komunal të Prishtinës

Bashkëpunimi me Inspektoratin komunal të Prishtinës për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

10155913_798344120228394_8964158178824412370_n

Prishtinë, 19.11.2014

Përfaqësues të Koalicionit Antiduhan të Kosovës: Skënder Syla, shef i OBSH-së për Kosovë, Faik Hoti, Koordinator Nacional për Kontrollin e Duhanit, Ibrahim Tërshnjaku – Inpektorati Sanitar, Shkumbin Spahija, Drejtor i KADC-së, dhe Arben Lila menaxher i KADC-së, u takuan me Drejtorin e Drejtorisë së Inspektoratit Sanitar të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sfeçla, për të diskutuar lidhur me aksionet që janë duke u ndërmarrë çdo ditë nga ky Inspektorat me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në komunën e Prishtinës.

Koalicioni Antiduhan në këtë takim tha se u jep mbështetje të plotë aksioneve që për qëllim kanë zbatimin e ligjit. Ata përgëzuan veprimet konkrete të inspektorëve komunalë, të cilët këtyre ditëve kanë intensifikuar aksionet gjatë ditës, ashtu edhe në orët e mbrëmjes për të monitoruar zbatimin e ligjit si dhe për të dënuar shkelësit në komunën e Prishtinës.

Nga Inspektorati komunal u bë e ditur se gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar gjoba për dhjetëra raste të identifikuara si shkelës të ligjit dhe pritet që së shpejti të fokusohen tek subjektet që konsiderohen si “shkelës recidivë” të ligjit.

Në takim, u përshëndetën edhe veprimet gjithnjë e më të shpeshta të gjykatave në trajtimin e rasteve të dërguara aty, të cilat tashmë kanë çuar në vend dënimet për disa subjekte dhe individë që kanë shkelur ligjin.

Author:

Share This Post On