Duhanpirja gjatë shtatëzanisë, ndryshon ADN-ën e foshnjes

Gratë që pijnë duhan gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë ADN-në e femijës së tyre të ardhshëm, kjo sipas një studimi ndërkombëtar ku morën pjesë më shumë se 6000 gra dhe fëmijë.

Pikat Kryesore:
• Studimi përofrcon studimet e kaluara që jepnin prova për lidhshmërinë e duhanit dhe ndryshimi në ADN
• Nënat e 13 % të 6,000 rasteve të studimit tymosnin regullisht
• Këto foshnje kishin ndryshime në ADN-në në mbi 6000 vende, rreth gjysma e të cilave përfshinë një gjen të vetëm

Mjekët kanë paralajmëruar prej kohësh gratë që të shmangin cigaret gjatë shtatzënisë për shkak se pirja e duhanit mund të çojë në sëmundje të mushkërive për foshnjat, apo problemet e sjelljeve neurotike.

Përkundër këtyre paralajmërimeve, më shumë se 11 % e femrave australiane vazhdojnë të pijnë duhan gjatë shtatzënisë, duke i ekspozuar fetuset e tyre para kimikateve të tymit të duhanit që depërtojnë përmes e placentës e nënës.

Për të shqyrtuar se si këto ndryshime të ADN-së paraqiten tek fetusi, ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve ka kryer një meta-analizë për 13 studimet e mëparshme, disa prej të cilave kishin sugjeruar lidhjet midis duhanit dhe modifikime kimike të ADN-së, i njohur gjithashtu si methylation.

Nga 6685 të foshnjave në meta-analizë, 13 % ishin të lindur nga nënat që pinin rregullisht ndërsa ishin shtatzënë.
Një 25% tjetër ishin nënat që kanë tymosur herë pas here, përderisa ishin shtatzënë ose kanë lënë duhanin qysh në fillim të shtatzënisë.

Në mesin e duhanpirëseve të qëndrueshme, studiuesit identifikuan se ADN modifikohet në 6,073 ndryshe nga të porsalindurit e nënave të cilat nuk kanë pirë duhan.

Rreth gjysma e këtyre vendeve lidhen me një gjen të veçantë, kështu ka bërë të ditur ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve që kanë raportuar në Gazetën Amerikane të Gjenetikës Njerëzore.

“Shumë sinjale të lidhura në rrugët e zhvillimit,” tha autori kryesor i studimit Dr Bonnie Joubert, një epidemiolog në Institutin Kombëtar Amerikan të Shkencave të Shëndetit të Mjedisit, duke vënë në dukje se ndryshimet janë parë në gjenet që lidhen me mushkëri dhe ato me zhvillimin e sistemit nervor, me kanceret nga duhan, dhe defektet e lindjes.

Ndryshimet ADN-së janë të dokumentuara në mostrat e gjakut të kordonit kërthizor të tërhequr pas lindjes.
Këto ndryshime kanë qenë më pak të dukshme tek nënat që kanë pirë duhan më pak gjatë shtatzanisë.

Author:

Share This Post On