Grupi punues për finalizimin e Udhëzimit Administrativ
3 dhjetor 2014, Prishtinë
Më 3 dhjetor, në Vila Gërmi, KADC në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizoi një punëtori për plotësimin e Udhëzimit Administrativ për procedurat e veprimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Aty morën pjesë Zt, Arben Lila, menaxher i KADC-së, Zt. Faik Hoti, koordinator kombëtar i këshillit ndërministrorë për duhan, Zt. Ibrahim Tershnjaku, drejtor i sektorit sanitar në AUV, Zj. Ilirjana Zymberaj, drejtoresha e inspeksioneve në AUV, Zt. Mentor Bislimi, Zt. Skender Syla, shef I zyrës së OBSH-së dhe Zt, Shkumbin Spahija, drejtor ekzekutiv i KADC-së.
Ky grup punues u mblodh në mënyrë që të finalizohet udhëzimi administrativ në lidhje me rregullimin e procedurave të veprimit dhe formatit të shenjave për ndalim e pirjes dhe shitjes së duhanit në bazë të Ligjit për kontrollin e duhanit. Si dhe të bëhet unifikimi I procedurave vepruese të institucioneve mbrojtëse të LKD-së në të gjithë Kosovën.
Një hap i tillë u identifikua si shumë i nevojshëm për fuqizimin e zbatimit të LKD-së nga përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të këtij ligji në “Tryezën e rrumbullakët për identifikim e hapave te ardhshëm në lidhje me zbatimin e LKD-së”, që u mbajt më 26 nëntor 2014.
Shpallja e këtij Udhëzimi Administrativ do të lehtësoj shumë punën e institucioneve dhe do ti ndihmoj ato që të forcojnë respektimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, në mënyrë që të sigurohet një ambient i pastër dhe i shëndetshëm për popullatën tonë.