Monitorimi: Inspektori Shëndetësor

Raporti

Raporti i monitorimit të punës së inspektoratit shëndetësor pasqyron punën e inspektorëve sipas inspektimeve të regjitruara në periudhën maj – nentor 2013

Autoritetet për zbatim sipas ligjit për kontrollin e duhanit janë: inspektorati sanitar, shëndetsor, arsimor, transportit, punës, tregut, Policia e Kosovës dhe agjensioni kundër korrupsionit. Projekti ka monitoruar punën e inspektoratit shëndetësor. Gjatë periudhës monitoruese janë kryer një numër i vizatave inspektuese në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit. Deri në fund të raportit janë regjistruar 124 vizita, prej tyre janë shqiptuar 2 gjoba mandatore.

Gjatë monitorimit katër mujor të zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit janë identifikuar një numër i zbrazëtirave dhe vështirësive për zbatim efikas të ligjit:

Numri i vogël i inspektorëve për zbatimin e ligjit, rezistenca e inspektorëve për të bërë vizita inspektuese gjatë natës, jo koordinimi dhe bashkëpunimi në mes të inspektorëve lokal dhe qendror, mungesa e tiketave unike për lëshimin e gjobave mandatore, vonesa në lëshimin e udhëzimeve administrative të parapara me ligj, përpilimi jo cilësor i lëndëve për kundërvajtje nga ana e inspektorëve (mungesa e dëshmive) dhe procedimi joefikas i lëndëve të ngritura në gjykatën për kundërvajtje.

Pas regjistrimit të 124 vizitave inspektuese nga terreni në sistemin softuerik është bërë analiza e performancës së inspektorëve. Kryeinspektorja në çdo moment ka qasje në punën dhe performancën e secilit inspektor.

Sistemi gjeneron raporte sipas llojit të inspektimeve (tematike apo të planifikuara), sipas inspektorit, subjektit, regjionit, vendit apo komunës, repartit, pronësisë (privat apo publik), nivelit të kujdestarisë apo orës kur është kryer inspektimi. Këto raporte mundësojnë analizën e dobësive dhe përparësive në zbatimin e ligjit në institucionet shëndetësore.

Author:

Share This Post On