KADC mori Çmimin pёr Ditёn Botёrore Pa Duhan 2015

Nё fituesit e Çmimeve pёr Ditёn Botёrore Pa Duhan 2015 tё shpёrndara nga Organizata Botёrore e Shёndetit, bёn pjesё edhe Kosova e pёrzgjedhur nё mes tё 5 shteteve tё tjera nga regjioni i Europёs. Kjo pёrzgjedhje e Kosovёs nga OBSH, ёshtё bёrё si rezultat i kontributit tё KADC –sё si OJQ, pёr angazhimin e dhёnё pёr zbatimin e Ligjit pёr Kontrollin e Duhanit.

Nё Ditёn Botёrore Pa Duhan, me 31 maj 2015 Kosova renditet ndёr 5 shtetet e para tё Regjionit tё Europёs nga OBSH sё bashku me Shqipёrinё, Turqinё, Spanjёn, Sllovakinё, si rezultat i kontributit tё KADC-sё, duke u nderuar me shpёrblim/medalje tё dorёzuar nga Shefi i Zyrёs sё OBSH –sё nё Kosovё, z.Skender Syla.


Pёr cdo vit, Organizata Botёrore e Shёndetit identifikon individët apo organizatat në secilin nga gjashtë rajonet e OBSH – sё, për arritjet e tyre në fushën e kontrollit të duhanit. Duke i shpёrblyer tё pёrzgjedhurit me medalje/certifikata, varёsisht nga kontributi i individёve apo organizatave. Pёr tё pёrzgjedhurit nga OBSH shpёrndahen kёto çmime: Medalje nga Drejtori i pёrgjithshёm i OBSH –sё (WHO Director-General Special Recognition Award), Medalje pёr Ditёn Botёrore Pa Duhan (World No Tobacco Day Awards) dhe nё vitin 2015 janё shtuar edhe certifikata e lёshuara nga Drejtori i pёrgjishёm i OBSH –sё (Director-General’s Special Recognition Certificates).

Pёr kёtё vit OBSH – ja ka shpёrndarё shpёrblimet e saj duke identifikuar edhe KADC-nё, si organizatё qё merret dhe angazhohet direkt pёr zbatimin e ligjit, dhe avokimin pёr njё jetё sa mё tё shёndetshme tё qytetarёve.

Pёr regjionin e Europёs shpёrblimet e ndara nga OBSH kanё shkuar edhe pёr: Ministrin e Shёndetёsisё dr. Ilir Beqaj Shqipёri; Profesorin Murat Tuncer, president i universitetit Hacettepe Turqi, Dr Tibor Baška, koordinator global pёr sistemin e mbikqyrejes pёr Duhanin Sllovaki, z. Santiago Menéndez Menéndez, drejtor general i agjensionit nacional fiskal pёr administrim Spanjё, dhe Qendra Kosovare pёr Zhvillim dhe Advokim (KADC) Kosova.

Ndarjen e çmimeve mund ta gjeni edhe nё kёtё link nga faqja zyrtare e OBSH – sё: http://www.who.int/tobacco/wntd/awards2015/en/#.VWWaCWKzpu8.facebook

Author:

Share This Post On