Kosova përfaqësohet në Seminarin për Kontrollin e Duhanit, në Ankara Turqi

1-st International Tobacco Control Research Workshop, March 24-26, 2015 Ankara -Turkey

Smiley face

Në Ankara, Turqi aktualisht po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Kontrollin e Duhanit e organizuar nga Autoriteti Rregullues për Duhan dhe Alkool i Turqisë (TAPDK), Universiteti Hacettepe, Zyra Regjionale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Instituti Nacional i Kancerit (SHBA).

Smiley face

Në këtë workshop marrin pjesë përfaqësues nga 14 shtete të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës e përfaqësuar nga Koordinatori Nacional për Kontrollin e Duhanit (MSh), Z. Faik Hoti dhe drejtori ekzekutiv i KADC, Z. Shkumbin Spahiu.

Konferenca është një mundësi e mirë që të shihet se ku qëndrojnë shtetet e tjera në fushën e kontrollit të duhanit; programe të ndryshme; progresi; sfidat, përvoja 50 vjeçare e SHBA dhe e disa shteteve të tjera në luftën për kontrollin e duhanit; ndikimi  negativ i duhanit në sistemet shëndetësore të shteteve të ndryshme; praktikat e mira të lënies së duhanit; modelet e bashkëpunimit; metodat e hulumtimit të nivelit të duhanpirjes; bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe tema të tjera me interes.

Author:

Share This Post On