Marshi “Unë e Dua Kosovën Pa Tym Duhani”

Marshi “Unë e Dua Kosovën Pa Tym Duhani”

Rreth 200 qytetarё & bjeshkatarё i bashkohen nismёs “Unё e dua Kosovёn pa tym duhani”. Kosova nuk mbetet prapa nё krahasim me vendet e tjera pёr organizim dhe aktivizim qytetarё pёr Ditёn Botёrore Pa Duhan me 31 maj 2015.

Me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan me 31 maj 2015, KADC së bashku me Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, Organizatën Botërore të Shëndetit Zyra në Kosovë dhe Ministrinë e Shëndetësisë ka organizuar njё konferёncё pёr shtyp pёr tё ju bashkangjitur mё pas marshit me moton “Unë e Dua Kosovën Pa Tym Duhani”.

Nё panel pёrgjatё konferencёs pjesmarrёs ishin: Ministri i ambientit Dr.Ferid Agani; Dr. Skender Syla, shef i zyrёs sё OBSH–sё; Dr. Sc. Ilirjana Zymberaj, drejtoreshё e inspektoratit AUV;  Shkumbin Spahija, drejtori i KADC-sё; Arben Lila, kryetar i Federatёs Bjeshkatare tё Alpinistёve nё Kosovё; Dr. Faik Hoti, koordinator nacional pёr kontrollin e duhanit.

Pёrgjatё kёsaj konference u fol pёr strategjinё qё duhet ndёrmarё pёr tregtinё e paligjshme tё produkteve tё duhanit nga Dr.Skender Syla, u nda çmimi pёr Ditёn Botёrore Pa Duhan 2015 pёr KADC-nё duke e renditur Kosovёn kёshtu nё 5 shtetet e pёrzgjedhura pёr regjionin e Europёs nё mes tё Shqipёrisё, Spanjёs, Turqisё, dhe Sllovakisё si dhe u prezantua marshi “Unё e Dua Kosovёn Pa Tym Duhani” dhe qёllimi i tij.

Marshimi qё u mbajt mё 31 maj, prej orёs 11:00 grumbulloi pёrreth 200 pjesёmarrёs qytetarё tё Kosovёs duke pёrfshirё edhe bjeshkatarё nga anё e mbanё Kosova, qё janё ngjitur nё 5 maje pёr senzibilimin e qytetarёve me njё stil mё tё shёndetshёm tё jetesёs.

Pёrderisa marshimi vazhdoi prej Sheshit Skёndёrbeu deri tek Vila Gёrmia, pёrkrahёs tё tij ishin qytetarё tё moshave tё ndryshme tё cilёt me aktivizimin e tyre qytetarё dёrgonin njё mezazh tek tё tjerёt, duke qenё ky “Kosova Pa Tym Duhani ёshtё njё shtet i shёndetёshёm”.

Bjeshkatarёt nё anёn tjetёr ishin organizuar pёr ngjitje nё 4 maje tё larta tё Kosovёs nё grupe prej 20 pjesёmarrёsish. Ngjitja e tyre u bё nё kёto maje: maja e Shkelzenit, Pashtrikut, Gjeravicёs dhe rrasёn e Zogut gjithomnё duke mbajtur veshur fanellat me moton “Unё e dua Kosovёn, pa tym duhani”.

Qёllimi i kёtij marshimi ishte ngritja e vetëdijes së qyetetarëve për mbrojtjen e shëndetit nga pasojat e rrezikshme dhe vdekjeprurëse që shkakton konsumimi dhe eskpozimi pasiv ndaj tymit të duhanit. Por edhe sensibilizimi i tyre qё tё kёrkojnё nga shteti dhe tё jenё sa mё aktiv pёr tё ndryshuar vёtё gjendjen e tyre duke mos pritur nga tё tjerёt qё ta ndryshojnё atё, pra ndryshimi jemi vetё ne prandaj pёr ta arritur atё duhet tё marrim iniciativёn tё parёt.


 

 

Author:

Share This Post On