Mbledhja e Këshillit Ndërministror për Ligjin e Kontrollit të Duhanit

Mbledhja e Këshillit Ndërministror për Ligjin e Kontrollit të Duhanit

Nëntor 2014, Prishtinë,

Më 05 Nëntor 2014, në Ministrinë e Shëndetësisë, KADC mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Ndërministror për  “Ligjin për Kontrollin e Duhanit”  të kryesuar nga Zt. Ferid Agani.
Në mbledhje u raportua për ecurinë e punës së anëtareve të Këshillit gjatë periudhës tetëmbëdhjetë mujore pas miratimit të “Ligjit për Kontrollin e Duhanit” më 22 maj të vitit 2013.

Në takim u vërejt se ka pasur shkelje të ligjit nga subjektet fizike dhe juridike por pavarësisht nga kjo është inkurajues fakti që gjykatat e Kosovës kanë filluar me shqiptimin e dënimeve me vlerë prej 500 eurosh për pesë subjekte afariste të identifikuara si shkelës të Ligjit për Kontrollin e Duhanit deri më tash nga inspektorati.

Në ditët në vijim nga gjykatat pritet që të shqyrtohen edhe lëndët tjera të përgatitura prej Inspektoratit.

KADC, ka prezantuar të dhënat preliminare nga monitorimi i zbatimit të ligjit në 648 objekte/institucione , në 7 rajonet më të mëdha të Kosovës duke përfshirë këtu Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Ferizaj, Gjilanin dhe Gjakovën.

Rezultatet e nxjerra nga monitorimi do t’u dërgohen inspektoratit, për të dhënë një pasqyrë të qartë në lidhje me zbatimin e ligjit në Kosovë. Kurse për publikun, rezultatet e këtij hulumtimi, do të prezantohen gjatë ditëve në vijim.

KADC njoftoi anëtaret e Këshillit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e marrë nga Kryesues i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,  Zt. Enver Peci,  për procedimin efektiv të këtyre lëndëve nga ana e gjykatave, si një hap i domosdoshëm për parandalimin e dukurisë së shkeljes të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Inspektorati Sanitar raportoi se vetëm në dy javët e fundit janë kryer 120 inspektime, derisa gjatë ditës së sotme inspektimet kanë vazhduar në komunën e Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit.

Inspektorati Shëndetësor, raportoi se për këtë periudhë ka kryer 426 inspektime , prej të cilave 49 ishin tematike (vetëm për Ligjin për kontrollin e Duhanit).

Në këtë takim, u përcaktuan edhe një sërë veprimesh nga subjekte të ndryshme qeveritarë dhe jo-qeveritarë që do të ndërmerren në të ardhmen, me qëllim të fuqizimit të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Anëtarët e Këshillit kanë kërkuar nga subjektet zbatuese të këtij ligji që të vazhdohet me masa të edukimit publik, përforcim të inspektimeve, vizitave monitoruese, si dhe shqiptimin e dënimeve për shkelësit e ligjit.

Ministria e Shendetesise

Ministria e Shendetesise

10805488_10204268510649492_556259934_n

 

 

Këtë lajm mund ta gjeni edhe në portalet e mëposhtme :

KOHA.net;     GazetaExpress;     BotaSot;    &     Ekonomia-ks.

Si dhe në webfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë.

Author:

Share This Post On