Merrni vendimin më të mirë të jetës tuaj

Merrni vendimin më të mirë të jetës tuaj!

Lini duhanin dhe shijoni përfitimet shëndetësore të cilat do t’i keni menjëher pasi të merrni vendimin më të mirë në jetën tuaj.

  • Në 20 minutat e para shtypja e gjakut do të reduktohet në normale.
  • Brenda 8 orëve niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj do të reduktohet përgjysmë, dhe niveli i oksigjenit do të kthehet në normalitet.
  • Në 48 orët e para do të jet zvogëluar rreziki për sulm në zemër. Nikotina do të eliminohet plotësisht nga trupi, dhe shqisat tuaja si nuhatja dhe shikimi do të kthehet në normale.
  • Pas 72 orësh ju do të jeni plot me energji, dhe rrugët ajrore do të jetë në gjendje për t’u çlodhur.
  • Pas 2 javësh qarkullimi i gjakut do të përmirësohet, dhe kjo do të vazhdojë kështu për 10 javët e ardhshme.
  • Pas 3-9 muajsh kapaciteti i mushkërive tuaja do të rritet me 10%, dhe çdo problem me frymëmarrje, duke përfshirë kollitjen do të fillojnë të bien.
  • Pas 1 viti rreziku I sulmit në zemër do të ulet përgjysmë.
  • Në 10 vite rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive do të jetë i njëjtë me atë të jo-duhanpirësve.
  • Në 15 vjet ju do të keni të njëjtin rrezik për të pësuar sulm në zemër si jo-duhanpirësit.

what-happens-with-your-body-when-you-stop-smoking-600x416

Author:

Share This Post On