Rruga drejt realizimit të të drejtave të konsumatorit

Mobilizimi për vetëdijesimin e qytetarëve për “Të drejtat e Konsumatorit”

Prishtinë, 26 shkurt – Në kuadër të zbatimit të projektit “Aktivizmi qytetar për një Sistem Transparent të Drejtësisë” i mbështetur nga USAID/ATRC, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) organizoi tryezën e rrumbullakët me temën “Rruga drejt realizimit të të drejtave të konsumatorit”.

Tema e tryezës ishte gjendja e tanishme e ankesave të parashtruara dhe shqyrtimeve të tyre, për mbrojtjen e konsumatorit, informimi në lidhje me procedurën për të parashtruar ankesa në departamenteve për mbrojtjen e këtyre të drejtave si dhe pjesa më e rëndësishme masat që duhet të ndërmerren nga shteti e shoqëria për të rritur mundësinë për realizimin e këtyre të drejtave themelore qytetare.

11004130_10205084632692033_1555179856_n

Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos KADC-së dhe MTI-së ishin edhe përfaqësuesit nga AUV, BQK, inspektoratet relevante, zyra e rregullatorit të energjisë dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj mbledhje, mbrojtja e të drejtave të konsumatorit u konsiderua jo vetëm si detyrë ligjore e shtetit por edhe si detyrë humane e tij, sepse lidhet direkt me mbrojtjen e shëndetit, mirëqenies së qytetarëve. Shprehimisht u theksua se për të pasur mbrojtje dhe fuqizim të të drejtave te konsumatorit nuk mjafton vetëm mbrojtja institucionale e shtetërorë por kërkohet një bashkëpunim më i gjerë në mes të shoqërisë civile dhe së pari me qytetarët të cilët duhet të marrin iniciativën  për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Zj. Florina Berisha nga KADC, bëri hapjen zyrtare të tryezës duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes të të drejtave të konsumatorëve si dhe rëndësinë e madhe për vetëdijesimin dhe informimin e qytetarëve më të drejtat e tyre. Në lidhje me vetëdijesimin e qytetarëve gjatë mbledhjes Z. Shkumbin Spahija, drejtor i KADC-së lajmëroi pjesëmarrësit edhe për dokumentarin  i cili së shpejti do të publikohet e që për qëllim kryesore e ka informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të kërkuar dhe për ti mbrojtur të drejtat e tyre

Në lidhje me numrin e ankesave të paraqitura në gjykatën themelore të Prishtinës u raportuan gjithsej 43 ankesa kundër KEK/KEDS; 6 ankesa në lidhje me shërbimet nga PTK, 5 ankesa për ujësjellësin  si dhe 5 ankesa drejtuar shërbimeve rajonale të shëndetësisë.

Nijazi Shala, drejtor për mbrojtjen e konsumatorit në kuadër të MTI-së, bëri të ditur se në gjendjen aktuale ka mjaft ankesa që i drejtohen këtij departamenti, por sipas tij problemi kryesor me shqyrtimin e këtyre ankesave është numri i vogël i resurseve njerëzore që merren me shqyrtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.11023002_10205085082063267_534699035_n

Ndërkaq Z. Buqaj,  kryesuesi i departamentit për mbrojtjen e konsumatorëve pranë ZRRE-së, shpjegoi se të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike kanë të drejtën për ankesë. Ai raportoi së në departamentin e tij gjatë vitit 2014 janë dërguar rreth 245 ankesa me shkrim, prej të cilave për 69 prej tyre, është vendosur në favor të konsumatorit kurse 30 % prej tyre janë konsideruar si të pabazuara mirë.

Deklaratat e Zj. Rrezarta Ajeti përfaqësuese nga ARKEP kishte të bënte me ankesat e shqyrtuara dhe të parashtruar deri më tani në lidhje me shërbimet postare dhe ato elektronike që u ofron qytetarëve.

Kurse Z. Artan Demolli përfaqësues nga MTI, pohoi se qytetarëve duhet tu ofrohen kushtet e mirëfillta për t’u mundësuar,mbrojtjen e të drejtave të tyre. Duke i informuar ata përmes broshurave, mbulimit medial, reklamave televizive.

Hallka e fundit me të cilën qytetarët mund të shprehin pakënaqësitë e tyre është përmes dërgimit të ankesave në zyrën për avokatin e popullit, kështu u shpreh Z. Arber Berisha, këshilltar ligjor i kësaj zyre.

Ai deklaroi se numri i ankesave është i vogël, prandaj edhe kërkoi nga qytetarët që të zgjasin dorën e të kërkojnë nga institucionet që t’i mbrojnë të drejtat e tyre.

Prandaj e vetmja formë për fuqizimin e qytetarëve në mbrojtjen e të drejtat e tyre është bashkëpunimi i institucioneve, OJQ ve dhe mediave.

Këtë storie mund t’a gjeni edhe në linqet e mëposhtëme:

Kosova Live 360;     Bota Sot;     Gazeta Blic;     Zeri Info;     &     KosovaPress.

Author:

Share This Post On