22 tetor 2015
Përkrahja e Kryesuesit të KGJK-së në Zbatimin Ligjit
KADC takohet me Kryesuesin e Këshillit Gjyqsorë të Kosoves Enver Peci, për të njoftuar dhe prezantuar para tij monitorimin për trajtimin e lëndëve të duhanit në gjykatat e Kosovës, prej hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në maj të vitit 2013 deri në qershor të vitit 2015.
Gjatë takimit z. Peci shprehi përkrahjen për iniciativën e KADC-së duke mbështetur aktivitetet vetëdijësuese të organizuara dhe të parapara për tu ndërmarrë gjatë këtij viti.
Gjetjet e monitorimit përfshijnë numrin e lëndëve për shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit të dorëzuara në gjykata nga inspektorati sanitar, sa prej tyre janë përfunduar dhe sa sa gjenden ende në procedurë, krahasimi i lëndëve të trajtura në gjykata nëpër komuna.