Përmirësimi i Cilësisë së Ajrit në Kosovë

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Durrës, 10-11 mars 2018

Me 10 dhe 11 mars 2018, KADC organizoi seminarin “Përmirësimi i Cilësisë së Ajrit në Kosovë” e cila për qëllim kryesor kishte identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjes për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë për ruajtjen dhe mbrojten e shëndetit publik.

Pjesëmarrës në seminar përveç ekspertit ndërkombëtar të sektorit të menaxhimit të cilësisë së ajrit në Berlin z. Lutz ishin edhe ekspertë dhe specialist nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria a Infrastrukturës, Instituti i Shëndetësisë Publike, Komuna e Prishtinës, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, Instituti i Studimeve Ambientale të Shqipërisë, shoqëria civile dhe mediet.

Gjatë seminarit dy ditor pjesëmarrësit diskutuan mbi situatën aktuale dhe gjendjen e monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, legjislacioni nacional dhe harmonizimin me standardet EURO të emetimit dhe përvoja e zbatimit në në Shqipëri. Gjithashtu u theksua rëndësia a inventarizimit të burimeve të ndotjes së ajrit, ndotja e ajrit në kryeqytet dhe plani i lëvizshmërisë, masat që duhet ndërmarr për të arritur kufizimin e vlerave PM dhe NOx si dhe menaxhimi i marrëdhënieve me publikun në rastet e emergjencës. Rreth 800 vdekje të parakohshme në vit i atribuohen vdekjeve që vijnë si pasoj e ndotjes së ajrit.

Lidhur me monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, pjesëmarrësit u pajtuan që një rol aktiv në publikimin e rezultateve të monitorimit ta marrin instituicionet tona qeveritare. Pra matjet që bëhen në terren të publikohen në një form lehtë të kuptueshme për publikun gjatë tërë vitit dhe online, saktë dhe për çdo ditë. Z. Latifi njoftoi që “matjet e cilësisë së ajrit bëhen vazhdimisht por që mbledhja e tyre bëhet me marrjen fizike të shënimeve në vendin e matjes dhe që nganjëherë ndodh të mos kemi mundësi të dërgojmë zyrtarë për mbledhjen e tyre. Ato publikohen në baza ditore, mujore dhe vjetore në faqen e Ministrisë së Mjedisit”.

Korniza legjislative e ruajtjes së cilësisë së ajrit në Kosovë dhe strategjitë përcjellëse janë të përafërta me politikat e Bashkimit Evropian. Sipas Z. Shatri nga Ministria e infrastrukturës “nevojitet që të plotësohet/ndryshohet dhe zbatohet Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2016 i Qeverisë së Kosovës për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes”. Deri më tash ky UA ka pasur vetëm një karakter ekperimental gjashtë (6) mujor. Në Kosovë janë në qarkullim aktiv gjithsejt 358,855 automjete – prej tyre 72.67% me djegie dizel ndërsa 27.32% me diegie benzin. Pjesa dërmuese e tyre 72% janë deri në standardin Euro 3, Euro 4 janë 19,57% dhe Euro 6 e 7 vetëm 8.46%.

Znj. Podvorica prezentoi planin urban të lëvizshmërisë së komunës së Prishtinës dhe ngarkesën e trafikut e cila në qendër brenda 24 orëve kap shifrën prej 25,737 automjeteve si burim i vazhdueshëm i ndotjes në kryeqytet. Sipas saj “plani urban i lëvizshmërisë së shpejti do të filloj të zbatohet dhe përmes kufizimeve të ndryshme do të kontriboi në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet”. Shkumbim Spahija nga KADC u angazhua që në ky plan i lëvizshmërisë të përfshij objektivën e ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit.

Ndërkaq z. Shllaku nga KFOS tha që “në Kosovë nevojitet inventarizimi i saktë i të gjitha burimeve të ndotësve të ajrit dhe në momentin kur të kemi identifikuar dhe inventarizuar ndotësit sipas pjesëmarrjes së tyre atëherë mund të intervenojmë efektivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit me masa adekuate për secilin ndotës veç e veç”.

Një vëmendje e veçantë në seminar iu kushtua rolit të medieve në formulimin e mesazheve dhe komunikimin me publikun gjatë periudhës kur ndotja e ajrit është në nivelin më të lartë si dhe mënyrat e bashkëpunimit më të mirë me ministritë pergjegjëse për të formuluar lajmin ashtu që të kuptohet drejtë nga publiku i gjërë.

Në fund eksperti ndërkombëtar z. Lutz, përpiluesi i strategjisë së cilësisë së ajrit të Kosovës të vitit 2009 tha që “nga hera e fundit të angazhimit tim në Kosovë gjërat kanë ndryshuar në të mirë, tash kemi instrumente të mjaftueshme për monitorimin e cilësisë, numër të saktë të automjeteve dhe llojit të tyre. Nevojitet që të rriten burimet njerëzore për inventarizim të ndotësve, zbatim të masave për përmirësimin e cilësisë se ajrit nga ndotja prej trafikut rrugor (grimcat PM 2.5 dhe PM 10, NOx), termocentralit, ngrohjes shtëpiake, ndërtimtarisë dhe një monitorim e publikim i saktë dhe i vazhdueshëm i ndotjes në faqet zyrtare”.

KADC do të vazhdoj avokimin për një komunikim të vazhdueshëm dhe konstruktiv mes palëve të interesit dhe institucioneve përgjegjëse për pëmirësimin e cilësisë së ajrit dhe angazhohet në ngritjen e vetëdijës mbi rrezikun që vjen nga ndotja e ajrit përgjatë tërë vitit dhe jo vetëm gjatë muajve kur ndotja është në kulmin e saj.

 

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Author:

Share This Post On