Në tryezën e sotme KADC prezantoi hulumtimin “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”, në bashkëpunim me zyrën e OBSH-së.
“Në hulumtim janë adresuar mangësitë e kornizës ligjore, zbatimi praktik i politikave në kujdesin primar shëndetësor, cilësia e këtyre shërbimeve si dhe janë dhënë rekomandime për eliminimin e problemeve aktuale në përmirësimin e qasjes ndaj sektorit shëndetësor. Ndersa pas finalizimit ky raport me rekomandime do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë” tha drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahija.
Në këtë tryezë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se fuqizimi i kujdesit primar shëndetësor dhe mjekësisë familjare është çështje kyqe në përforcimin e sektorit të shëndetësisë, dhe në mbarëfunksionimin e kujdeseve dytësore dhe tretësore shëndetësore.
“Me buxhetin edhe ashtu të kufizuar në Kosovë të ndarë për shërbimet shëndetësore, ne nuk e kemi luksin e mos fuqizimit të mjekësisë familjare. Sepse përmirësimi i sektorit primar shëndetësor do të ul keqpërodorimet e resurseve finaciare si dhe do të rrisë cilësinë në shërbimet shëndetësore, në të mirë të qytetarëve” tha ministri Rrahmani.
Skënder Syla, shefi i zyrës së OBSh-së në Kosovë tha se Kosova qëndron mirë me fuqinë punëtore të mjekëve të cilët do të mund të aktivizoheshin në zbatimin e mjekësisë familjare, ku rëndësi të veçantë i kushtoi zonimit si një rekomandim që do të ndikojë në organizimin e kujdesit primar shëndetësor.
Ndërsa autori i hulumtimit, Sami Uka tha se aktulaisht mjekësia familjare po dështon në zbatim, dhe se të gjitha variablat tregojnë se Kosova ka leverdi ekonomike, administrative dhe sociale për vënjen në zbatim të kësaj forme të kujdesit shëndetësor. Duke shtuar se gjëja e vetme që nuk duhet bërë është “të vazhdojmë të mos bëjmë asgjë”.
“Rritja dhe fuqizimi i sektorit primar shëndetësor e mjekësisë familjare, do të jetë në interes të ekonomisë së vendit dhe xhepit të qytetarëve, është në përshtatmshëri të politikës, është e realizueshme në anën administrative, si dhe do të ndikojë në arritjen e barazisë më të madhe sociale” tha, Sami Uka.
Rekomandimet kryesore të cilat dolën nga kjo tryezë janë përpilimi i Udhëzimit Administrativ për zonimin dhe zgjedhjen/ndërrimin e mjekut familjar, krijimin e ekipeve të mjekësisë familjare, përcaktimin e detyrave të drejtave dhe kompetencave kryesore të anëtarëve të EMF-së, për rregullimin e referimit nga sektori privat në sektorin publik të kujdesit shëndetësor, si dhe përfshirjen e aktivitetet për përmirësim të vazhdushëm të cilësisë gjatë procesit të ri-licencimeve të mjekëve dhe infermierëve familjar.