Raporti për pasojat e përdoruesve të Duhanit Pa Tym

Raporti Global për Duhanin Pa Tym dhe Pasojat e Përdorimit të Tij

18 dhjetor 2014

Duhani pa tym është një term që i referohet një numri të produkteve të duhanit që përdoren në mënyra të tjera ndryshe nga pirja e duhanit përmes cigareve. Këto përdorime përfshijnë përtypjen, nuhatjen, duke e vendosur produktin në mes të dhëmbëve si formë e çamçakëzit, aplikim në lëkurë etj.

Format e Duhanit pa tym:

Një raport i ri nga Instituti Kombëtar Amerikan kundër Kancerit dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (U.S. National Cancer Institute and the Centers for Disease Control and Prevention), Përdorimi i duhanit pa tym dhe Shëndeti Publik (Smokeless Tobacco and Public Health): Një perspektivë globale,  e cila përmbledh shkenca aktuale mbi përdorimin e duhanit pa tym, karakteristikat e produkteve të duhanit pa tym dhe strategjive politike .Përmbajtja e raportit vjen nga të dhënat dhe informacionet e nxjerra prej 70 vende.

Të gjeturat kryesore:

  • Përdorimi i duhanit pa tym është një problem global që prek më shumë se 300 milion njerëz.
    • Gati 90% e përdoruesve të duhanit pa tym në, janë në rajonin e Azisë Juglindore.
  • 220 milionë përdorues të duhanit pa tym ndodhen në Indi, 28 milionë përdorues në Shqipëri, dhe 11 milionë përdorues në Mianmar.
  • Përdorimi i duhanit pa tym nga të rriturit është më i madh se sa pirja e duhanit dhe cigareve në Indi (26% në krahasim me 14%).
    • Në të gjithë botën, produktet e duhanit pa tym ndryshojnë nga duhani thjeshtë sepse janë të përpunuara me aditivëve të shumtë, madje edhe me disa produkteve që përmbajnë nivele jashtëzakonisht të larta të nikotinës si dhe janë kancerogjene.
    • Dëmet e përdorimit të duhanit pa tym janë të shumta.
  • Përdorimi i duhanit pa tym shkakton kancerin në zgavrën e gojë, në ezofag, dhe në pankreas.
  • Përdorimi i duhanit pa tym shkakton efekte negative në sistemin riprodhues dhe zhvillimorë të fëmijës, duke përfshirë këtu mundësi më të mëdha për të lindur fëmija i vdekur, lindje para kohe ose lindje më peshë të ulët të fëmijës.
  • Përdorimi i duhanit pa tym shkakton varësi. Disa produkte të duhanit pa tym rrisin rrezikun për paraqitjen e sëmundjes fatale arteriole koronare të zemrës (ischemic heart disease), diabet të tipit 2, dhe sulm në tru.

Mesazhet kryesore:

  • Përdorimi i duhanit pa tym është problem serioz shëndetësorë që prek botën.
  • Duhani pa tym shkakton probleme serioze për shëndetin.

Palët e Organizatës Shëndetësore Botërore të Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit (Health Organization Framework Convention on Tobacco Control ) duhet të sigurojnë se politikat që ata janë të detyruar për të zbatuar nën Traktatit adresojnë në mënyrë adekuate edhe përdorimin e duhanit pa tym. Këto politika përfshijnë rritjen e taksave të duhanit; ndalimin e reklamimit të këtyre produkteve, promovime dhe sponsorizime; si dhe vendosjen e shenjave grafike paralajmëruese në paritmet e duhanit për problemet shëndetësore që i shkaktojnë.

GST Icon, Dec 10 2014

Për të pasur qasje në raport klikoni në foto

 

Citimi i plotë: National Cancer Institute and Centers for Disease Control and Prevention. Smokeless Tobacco and Public Health: A Global Perspective. Bethesda, MD: U.S. Department of Health and Human Services, Centers for Disease Control and Prevention and National Institutes of Health, National Cancer Institute. NIH Publication No. 14-7983; 2014.

Instituti Kombëtar i Kancerit është agjencia kryesore e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që bën hulumtime për kancerin.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është agjenci e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftimin e sëmundjes dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë burim ose si të përdorin atë në përpjekjet tuaja të advokimit, mund të na kontaktoni me këtë email: globalresearch@tobaccofreekids.org

Author:

Share This Post On