Takimi i KADC-së me udhëheqësit e Inspektoratit Sanitarë
Më 22 shtatorë, 2014, Prishtinë
KADC ka mbajtur një takim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës – me Inspektoratin Sanitarë.
Takimi u zhvillua në mes të ekipit të KADC-së dhe udhëheqëseve të inspektoratit Znj. Iliriana Zymberi dhe Zt.Ibrahim Trshnjaku.
Qellimi i takimit ka qene njoftimi i udhëheqësve të inspektoratit sanitarë rreth projektit të KADC-së për zbatimin e“Ligjit për Kontrollin e Duhanit” si dhe përcjellja e procedimit të lëndëve që janë dorëzuar në gjykata nga inspektorati.
Prej këtij trajnimi KADC u informua se inspektorati sanitarë deri më tash ka doërzuar në gjykatat e Kosovës mbi 80 lëndë të shkeljeve të “Ligjit për Kontrollin e Duhanit” të cilat ende nuk janë gjykuar.
KADC gjithashtu do të mbështesë inspektoratin sanitarë në trajnimin e mbi 60 inspektorëve (lokal dhe qendrorë) për përcjellje të procedimit dhe përpilim të lëndëve në gjykata gjatë muajit nëntor.