Politikat kundër duhanit, mbrojtie e jetës së qytetarëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) themeloi MPOWER në vitin 2008, për të ndihmuar shtetet të zbatojnë Konventën Kornizë për Kontrollin e Duhanit (FCTC). Një studim i ri i publikuar mbi Kontrollin e Duhanit vlerëson ndikimin e politikave, në shtetet që kanë miratuar të paktën një masë “të nivelit të lartë” sipas MPOWER gjatë vitit 2014. Rezultatet janë të bazuara në parashikimet e SimSmoke, një model simules i kontrollit të politikave të duhanit, që vlerëson ndikimet në numrin e duhanpirësve dhe numri i vdekjeve që i atribohen duhanit. Hulumtuesit aplikuan rezultatet nga efektet e politikave të modeleve të mëparshme të SimSmoke (të cilat përfshijnë zbatimin e ligjeve për kontrollin e duhanit) me numrin e duhanpirësve në çdo vend. Për të përcaktuar reduktimin e numrit të duhanpirësve që rrjedhin nga miratimi i politikave. SimSmoke llogarit numrin e vdekjeve që i atribohen duhanit bazuar në hulumtime ku është gjetur se gjysma e duhanpirësve vdesin nga pirja e duhanit.
Të gjeturat kryesore
• 88 vende kanë miratuar të paktën një politikë “të nivelit të lartë” sipas MPOWER në mes të viteve 2007 – 2014.
• Miratimi i politikave “të nivelit të lartë” sipas MPOWER në të gjitha nga 88 vendet vlerësohet të ketë parandaluar pothuajse 22 milionë vdekje që do t’i atriboheshin pirjes së duhanit. Numri i vdekjeve u shmang si rezultat i pesë masave të aplikuara:
o Taksat e cigareve të cilat janë rritur të paktën 75% mbi çmimin e shitjes me pakicë (shmangin – 7 milionë vdekje që i atriobohen duhanit).
o Ligje gjithëpërfshirëse, mbi Kontrollin e Duhanit (shmangin – 5.4 milionë vdekje që i atribohen duhanit).
o Ligjet të cilat obligojnë vendosjen e paralajmërimeve shëndetësore me foto në paketime. Duke mbuluar të paktën 50 % të sipërfaqes (shmangin – 4.1 milionë vdekje që i atribohen duhanit).
o Ndalesa gjithëpërfshirëse kundër marketingut të duhanit (shmang – 3.8 milionë vdekje që i atribohen duhanit).
o Ndihmat për lënjen e duhanit, nga institucionet shëndetësore (shmangin – 1.5 milionë vdekje që i atribohen duhanit).
Mesazhet kryesore
• Miratimi dhe zbatimi i masave të kontrollit të duhanit “të nivelit të lartë” të bazuara në MPOWER, do të parandalojnë miliona vdekje të parakohshme.
• Konventa Kornizë për Kontrollin e Duhanit detyron palët të miratojnë masa të forta të kontrollit të duhanit për mbrojtjen e shëndetit publik. Këto masa përfshijnë tatimin dhe politikat e çmimeve që në masë të madhe do të zvogëlojnë përballueshmërinë e produkteve të duhanit, ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike, vendosjen e paralajmërive grafike, të mëdha, e të qarta për të gjitha produktet e duhanit, ndalim të plotë të reklamave të duhanit dhe promovimin dhe ofrimin e shërbimeve për të ndihmuar qytetarët të heqin dorë nga duhani.
Citimi i plotë: Levy DT, Yuan Z, Luo Y, et al. Tob Control Published Online First:[12 December 2016] doi:10.1136/ tobaccocontrol-2016-053381
Burime shtesë:
Për më shumë informacione mbi burimet e MPOWER të OBSH-së klikoni më poshtë [anglisht, arabisht, rusisht, kinezisht, frëngjisht, dhe spanjisht]: http://www.who.int/tobacco/mpower/publications/en/
Tobacco Control është një gazetë ndërkombëtare që mbulon natyrën dhe pasojat e përdorimit të duhanit në mbarë botën. Revista është për profesionistët e shëndetit dhe të tjerë të përfshirë në kontrollin e duhanit. Revista është botim i British Medical Journal.
Përkthyer nga KADC.