Ambasadorja, zj. Jacobson & Ministri, dr. Rrahmani përkrahin zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Ambasadorja e SHBA në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson dhe Ministri i Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani përkrahin zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

1456648_10152928685790816_1317523103667251142_n

 

Prishtinë, 19 dhjetor 2014

Ministri i Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani gjatë takimit me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson u shpreh se zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit është një ndër prioritetet ku do të fokusohet gjatë mandatit të tij.

Ai deklaroi se “Unë jam një antiduhanxhi i përbetuar dhe do të angazhohem për zbatimin e këtij ligji, i cili, megjithëse ka vështirësi e sfida në zbatimin e tij ka shënuar një rezultat pozitiv në zbatimi”.

Nga ana e saj, Ambasaordja Jacobson ka treguar se ajo nuk e konsumon duhanin dhe se do të dëshironte që ky ligj të ketë sukses në Kosovë, duke qenë që popullata i paguan shtrenjtë pasojat e duhanpirjes me shëndetin e saj dhe me shpenzim të mjeteve për t’i trajtuar ato probleme shëndetësore.

Ministri Rrahmani, ka thënë se përmes Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit dhe me rritjen numrit të inspektorëve  do të ndihmoj në zbatim më të mirë të këtij ligji.

Këtë lajm mund ta gjeni edhe në portalet e mëposhtëme:

Info Globi;     Koha Net;     Kosova Info;     &     Ministrinë e Shëndetësisë.

 

 

Author:

Share This Post On