KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Asnjë lëndë nuk është trajtuar në Gjakovë

Gjakovë, 21 prill 2015

Në kuadër të përkrahjes së autoriteteve inspektuese për zbatim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, KADC sot vizitoi Komunën e Gjakovës dhe u takua me drejtorin e drejtorisë për punë inspektuese z. Mentor Sylmetaj dhe inspektorët sanitar z. Marjan Marku dhe z. Ali Kuqi.

Sipas Drejtorit zbatimi i Ligjit menjëherë pas hyrjes së tij në fuqi, ka qenë në nivel të lartë dhe është respektuar nga banorët e Gjakovës por tash së fundi ka ngecje. Arsyet janë që nga mungesa e bashkëpunimit aktiv dhe të vazhdueshëm me inspektoratin qendror e deri te jo trajtimi i lëndëve të dërguara në gjykatën themelore në Gjakovë. Janë dërguar 7 lëndë për kundërvajtje dhe deri më sot asnjë nuk është trajtuar. Ka lëndë të cilat inspektoriati i ka dërguar që në shkurt të vitit 2014 dhe të cilat ende nuk janë trajtuar.

Shkelja e ligjit në hapësirat e mbyllura publike në fillim ka qenë sporadike dhe tash është shëndrruar në një dukuri uniforme e sidmos në orët e vona të mbrëmjes.

Komuna e Gjakovës është duke punuar në zhvillimin dhe miratimin e rregulloreve që do ta funksionalizojnë punën e inspektoratit dhe nxjerrjen e UNIREF për realizimin e gjobave mandatore në vend të ngjarjes nga vet inspektorat.

KADC përkrahë inspektoratin qendror dhe komunal në ngritjen e bashkpunimit mes tyre si dhe bashkëpunimit të domosdoshëm me Gjykatat Themelore në mënyrë që Ligji për Kontrollin e Duhanit të respektohet dhe zbatohet në tërë vendin.