Ekspozita “Duhani vret-Mos e nis”

E mërkure, 10 tetor 2012

Rreth njëqind nxënës nga 15 shkolla fillore të Kosovës i ekspozuan të mërkurën në Prishtinë afro 100 punime figurative, moto e të cilave ishte porosia kundër duhan-pirjes. Këto punime ishin pjesë e ekspozitës me titull “Duhani vret-Mos e nis”, të organizuar organizata joqeveritare Kosovo Advocacy and Development Centre- KADC.

Qëllimi i kësaj ekspozite, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, shefi i Zyrës së OBSh’së në Kosovë, Skënder Syla, drejtues të KADC, përfaqësues të Inspektoratit Sanitar dhe të organizatave të tjera, ishte ngritja e vetëdijes dhe nxitja e fëmijëve dhe të rinjve që përmes artit figurativ të përshkruajnë rreziqet që shkakton pirja dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Ndryshe, në këtë ekspozitë, shkollat dhe nxënësit që kanë kontribuar me punimet e tyre figurative për ndërgjegjësim kundër duhan-pirjes janë shpërblyer me mirënjohje, të cilat i kanë përgatitur drejtuesit e KADC-së dhe i ka ndarë ministri Agani.

Author:

Share This Post On