Pirja e duhanit dëmton ADN-në duke lënë shenja të qarta, kështu kanë raportuar hulumtuesit të martën. Shumica e dëmit zbehet me kalimin e kohës, por por shenja të caktuara do të mbeten gjithë jetën.
Studimi i tyre me mbi 16.000 njerëz zbulon se ndërsa shumica e gjurmëve gjenetike që mund të shkaktojnë sëmundje nga duhanpirja, me kalimin e pesë viteve zbehen, sigurisht nëse duhanpirësit kanë lënë duhanin kohë më parë, por duket qartë se disa shenja do të qëndrojnë në ADN përgjithmonë.
Shenjat bëhen nga një proces i quajtur methylation, i cili ndryshon ADN, duke deaktivizuar një gjen ose duke ia ndryshuar atij funksionin – shpesh si rezultat i këtyre mutacioneve shkaktohet kanceri dhe sëmundje të tjera që lidhen me konsumin e duhanit.
“Studimi ynë ka gjetur prova bindëse se pirja e duhanit ka një ndikim afatgjatë në makinerin tonë molekulare, një ndikim që mund të zgjasë më shumë se 30 vjet”, tha Roby Joehanes i Shkollës Medicinale në Harvard.
Sëmundjet e zemrës dhe kanceri shkaktohen nga dëmtimet gjenetike – një pjesë e tyre të trashëguara, por shumica e tyre të shkaktuara nga jeta e përditshme. Pirja e duhanit është një nga fajtorët më të mëdhenj ekzogjen që shakton këto mutacione gjenetike.
“Lajmi inkurajues është se sapo ju të ndaloni pirjen e duhanit, shumica e sinjaleve për efektin methylation të ADN-së kthehen në normalitet pas 5 vitesh, që do të thotë trupi juaj është duke u përpjekur për të shëruar veten nga ndikimet e dëmshme të pirjes së duhanit”, ka thënë Joehanes.
Ekipi ka ekzaminuar mostrat e gjakut nga 16.000 njerëz që ishin pjesë e studimive të ndryshme që shkojnë prapa deri në vitin 1971. Në të gjitha studimet, njerëzit kanë dhënë mostrat e gjakut dhe kanë plotësuar pyetësorë në lidhje me pirjen e duhanit, dietën e tyre, mënyrën e jetesës dhe historitë e tyre shëndetësore.
Ata gjetën se duhanpirësit kishin një model të ndryshimeve methylation që ndikojnë në më shumë se 7000 gjene, ose në një të tretën e gjeneve të njohura të njeriut. Shumë prej gjeneve të nënshtruara ndaj këtij mutacioni janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe kancerit.
Ndërsa te ata persona që kanë lënë duhani, shumica e këtyre ndryshimeve janë zbehur sikurse te njerëzit të cilët nuk kanë pirë kurr duhan, por kjo ndodh vetëm pas 5 vitesh, kështu ka raportuar ekipi për revistën American Heart Association journal Circulation: Cardiovascular Genetics.
Por ndryshimet e duhanit të lidhura me 19 gjene, duke përfshirë këtu gjenin e lidhur me Limmfoma dhe TIAM2 vërehen se zgjasin edhe 30 vjet pas lënjes së duhanit.
Megjithatë lënja e duhanit ka përfitime të qarta, madje edhe në fund të jetës. Por kjo nuk do të fshijë të kaluarën.
“Edhe dekada pas ndërprerjes së duhanit, pirja e cigareve jep rrezikun afatgjatë të sëmundjeve, duke përfshirë edhe disa lloje kanceresh, sëmundjesh kronike obstruktive të mushkërive, dhe goditje”, ka shkruar ekipi Londrës. “Mekanizmat që shkaktojnë këto efekte afatgjata nuk janë kuptuar mirë. Mirëpo ndryshimet methylation të ADN-së janë propozuar si një shpjegim i mundshëm”.
SQARIM:
ADN – është akronim për Acidin Desoksiribonukleik. ADN-ja është substanca në të cilën mbartet e koduar, për shumicën e organizmave, informacioni i trashëgimisë, informacion i cili kalohet në qelizat bija pas cdo ndarje qelizore. Në këtë mënyrë, ADN-ja është përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat fizike dhe biokimike për gati të gjitha qeniet e gjalla.