Ecja në natyrë me moton “LËVIZIM PËR SHËNDET”
17 shtator 2017
KADC e ShBA Prishtina, në bashkëpunim me IKSHPK-në, organizuan ecjen në natyrë, me moton “Lëvizim për Shëndet”.
Ecjes nga Qendra Rekreative në parkun “Gërmia” deri në “Pyllin e Arinjve”, në liqenin e Badovcit, iu bashkuan 200 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Ecja ishte e kategorisë së lehtë, me rreth 20 km vajtje ardhje gjatësi, të cilën mund ta përfundojnë të gjithë grupmoshat, pa ndonjë vështirësi.
Përpos ecjes për të pasur një shëndet më të mirë, si qëllim kryesor, pjesëmarrësve po i’u mundësua shkëmbimi kulturor dhe i njohjeve të reja, duke krijuar shoqëri të re.
Qëllimi kryesor i fushatës me moton “Lëvizim për shëndet”, ishte promovimi i aktivitetit fizik, e krijimit të një stili të shëndetshëm të jetesës si pjesë e kulturës tonë si shoqëri.
Gjatë aktivitetit interesim për pjesëmarrje ishte i madh jo vetëm nga pjesëmarrësit por edhe nga gazetarët për ta paraqitur këtë iniciativë, që për fokus ka shëndetin e shoqërisë.
Shpërndarja e fanelave me moton “Lëvizim për shëndet” dhe numërimin e përfitimeve shëndetësore si dhe shpërndarja e ushqimit të shëndetshëm ishin pjesë e fushatës, për të arritur promovimin e aktivitetit fizik dhe të të ushqyerit të shëndetshëm.