Tatimi për Duhan njihet si një situat e fitoreve të dyfishta për të gjitha vendet. Që mund t’u sigurojë vendeve një burim të qëndrueshëm të të ardhurave të qeverisë, dhe ky është një mjet efektiv për të zvogëluar përdorimin e duhanit që për “pasojë” do të përmirësojë shëndetin publik. Një shënim “‘How-To Note”, botuar së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ofron udhëzime për hartimin dhe zbatimin e akcizave të duhanit. Dokumenti diskuton metoda për të përcaktuar nivelin e duhur të akcizës së duhanit, monitorimin e efekteve të tatimit (duke përfshirë efektet e konsumit), përcaktimin e të ardhurave tatimore, dhe mjeteve administrative për të luftuar tregtinë e paligjshme.
Pikat kryesore, të përzgjedhura:
- Niveli i përshtatshëm i akcizave varet nga disa specifika kryesore të vendit, duke përfshirë: konsumit e duhanit, shkallën e përdorimit të duhanit, çmimin dhe përballueshmërinë e produkteve të duhanit dhe ndjeshmërinë e kërkesës për produkte të duhanit ndaj rritjes së taksave:
- Kurba e kërkesave – që përshkruan marrëdhënien në mes të konsumit dhe çmimeve – janë zakonisht të panjohura, por ato janë kritike për dizajnimin e tatimit ideal të produkteve të duhanit. Rritjet e qëndrueshme të taksave mund t’i lejojnë qeverisë të monitoroj dhe të kuptoj më mirë ndikimin e taksave shtesë në çmime dhe në konsumin e duhanit.
- Tatimet e veçanta të akcizës janë provuar të jenë më efektive dhe më pak të kushtueshme se akciza ad-valorem.
- Taksat specifike rezultojnë në produkte të markave më të njohura, të cilësisë më të larte dhe, në fund të fundit, në çmime më të larta, më pak marka, dhe më pak diversitet të çmimeve për të gjitha produktet e duhanit. Në të kundërt, taksat ad-valorem ofrojë prodhuesve stimuj të fortë për të ulur kostot e prodhimit dhe për të rritur diversitetin. Taksat e veçanta të akcizës janë më të vështira për të shmangur dhe më të lira për të administruar në krahasim me akcizat ad-valorem.
- Aplikimi optimal i politikave për taksa të veçanta dhe atyre ad-valorem shpesh varet nga gjendja në terren, si përshembull nga struktura ekzistuese e sistemit të taksave, thjeshtësia administrative, stabilitetit i të ardhurave, inflacioni, politika e konkurrencës, mbrojtja e industrisë vendase, punësimi, fermerët në tranzicion të kulturave tjera dhe të ardhurat specifike të rajoneve, nevojat ekonomike dhe shëndetësore.
- Përaktimi mund të luaj një rol të rëndësishëm simbolik për të justifikuar rritjen e taksave të duhanit për të kompensuar për ngarkesat garantimin e fondeve burimore për programet e kontrollit të duhanit dhe shërbimet shëndetësore, edhe pse argumentet për përcaktim mund të hasin në vështirësi politike.
- Kontrollet kufitare janë vija e parë e veprimit për të luftuar tregtinë e paligjshme dhe duhet të mbështetet na një sistem i fortë, e koheziv i ndjekjes ligjore dhe administrative, për të siguruar përputhshmëri në tërë zinxhirin e furnizimit.
- Mbledhja dhe analiza e të dhënave janë të rëndësishme për të monitoruar shkallën dhe rrezikun e tregtisë së paligjshme dhe për ta trajtuar atë.
Mesazhet kryesore:
- Politikat e ngritjes së taksave për duhan reduktojnë përballueshmërinë e duhanit, mund të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për qeverinë, të ulin përdorimin e produkteve të duhanit dhe të përmirësojnë shëndetin publik.
- Efikasiteti i politikës tatimore që rrit taksat e duhanit në mënyrë kritike varet nga projektimi, monitorimi, zbatimi, dhe nga fuqia e sistemit të taksave / administratës.
- Tregtia e paligjshme mund dhe duhet të trajtohet nëpërmjet kontrolleve të forta kufitare dhe administrim të mirë tatimor të akcizave.
Dokumenti i plotë [në anglisht] online: http://www.imf.org/external/pubs/ft/howtonotes/2016/howtonote1603.pdf
Citimi i plotë: Fondi Monetar Ndërkombe4tar (FMN). Departamenti për Çështje Fiskale. Si të hartohen dhe zbatohen akciza e duhanit? Washington, DC; nëntor 2016.
Burime shtesë:
Për më shumë informata mbi politikat e taksave, shiko: http://global.tobaccofreekids.org/en/resources/by_issue/taxation_price/
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është një organizatë ndërkombëtare që ofron ndihmë financiare dhe këshilla për vendet anëtare të saj.
Nëse keni pyetje në lidhje me publikimin ose se si ju mund ta përdorni atë në përpjekjet tuaja për avokim, ju lutem kontaktoni globalresearch@tobaccofreekids.org