Gjilan, 2 Prill 2015
Në Gjilan gjatë vitit 2014 autoritetet inspektuese kanë paraqitur në gjykatën themelore të Gjilanit 89 raste për shkeljen e ligjit të kontrollit të duhanit. Prej tyre 8 raste janë persona juridik ndërkaq që pjesa tjetër janë persona fizik. U.D. Drejtori i drejtoratit për shëndetësi tha se komuna e Gjilanit ka mungesë të inspektorëve sanitar.
Për dallim prej komunave tjera, deri më tashti komuna e Gjilanit është e vetmja komunë e cila përdor formularin UNIREF komunal për shqiptimin dhe realizimin e gjobave mandatare.