30 shtator 2015
Gjykata e Prizrenit lëshon 26 aktvendime, vlera e gjobave arrin 12 mijë euro
Të mërkurën, në komunën Prizrenit KADC, ekspertët ndërkombëtar të OBSH – së, Nazmi and Dr. Toker, drejtoresha e inspektoratit rajonal, Iliriana Zymberaj dhe drejtori i zyrës së OBSH – së në Kosovë, Skender Syla i bënë një vizitë inspektoratit komunal të kësaj komune.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi direkt nga inspektorati lokal për punën e tyre në lidhje me inspektimet dhe përpilimin e lëndëve për shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Drejtoresha, Ilirjana Zymberaj mbështeti punën e inspektoratit komunal dhe ngriti në pah nevojën për unifikimin e procedurave inspektorale në terë territorin e Kosovës. Ajo tha se në këtë mënyrë do të rritet efikasitetit i punës së inspektorëve dhe do të ketë zbatim më të mirë të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Delegacioni nga Turqia u njoftua me procedurat e punës së inspektoratit në nivelin lokal, raportimin e tyre në drejtorinë e inspektoratit lokal e inspektoratit qëndrorë dhe mënyrat e përpilimit të lëndëve për gjykatën kundërvajtëse.
Kjo vizitë u bë pikërisht në komunën e Prizrenit, pasi që kjo ka qënë ndër komunat më të suksesshme në hartimin e lëndëve nga inspektorati. Të cilët thanë se vetëm në këtë 6 mujor janë dërguar 46 lëndë në gjykatë, prej të cilave për 26 lëndë gjykata ka lëshuar aktvendime. Vlera totale e vendimeve (gjobave të lëshuara) është dikund afër 12 mijë euro.