Hapat a Ardhshëm për Zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe hapat e ardhshëm

Prishtinë, 26 nëntor 2014

Më 26 nëntor, KADC, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi një tryezë të rrumbullakët, në të cilën është diskutuar për aktivitetet dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Në këtë tryezë morën pjesë kryesisht përfaqësues të koalicionit antiduhan dhe inspektorë nga rajonet kryesore të Kosovë.

10818717_10204396143920244_2087660028_n

Ministri Agani gjatë fjalimit të tij theksoi nevojën e një koordinimi më të mirë midis institucioneve të nivelit qendror dhe lokal për zbatimin më të mirë të ligjit. Ai i’u referuar raportit të KADC lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si një udhërrëfyes për hapat e ardhshëm të këshillit ndërministror. Zt. Agani informoi anëtarët e mbledhjes për emërimin e koordinatorit kombëtarë i cili do të raportoj, sugjeroj dhe informoj për zbatimin e ligjit në institucionet tona.

Zt. Skënder Syla, shef i zyrës së OBSH-së në Kosovë, deklaroi se Ligji për Kontrollin e Duhanit është më rëndësi jetike për shëndetin e banorëve tanë. Ku edhe theksoi se për të pasur një zbatim të mirë të ligjit duhet të plotësohen tre elemente të rëndësishme: përkrahja politike (shembulli i Turqisë ), inspektimet e vazhdueshme dhe ngritja e ndërgjegjshmërisë së popullatës.

Për aktivitetet e ndërmarra nga inspektorati sanitar ka folur drejtoresha e këtij inspeksioni, znj. Ilirjana Zymberaj, ndërsa koordinatori nacional për kontrollin e duhanit, Faik Hoti, ka prezantuar aktivitetet nga ana e Ministrisë, të cilat janë duke u ndërmarrë në mënyrë që të fuqizohet zbatimi i LKD-së.

10811605_10204396130439907_1761968869_n

Zt. Arben Lila nga KADC prezantoi rezultatet e hulumtimit mbi Zbatimin e LKD-së, në shtatë rajone të Kosovës, me 648 hulumtime nga institucionet publike dhe gastronomike, në mënyrë që të identifikohen fushat prioritare ku duhet vepruar. Prej këtyre të  dhënave më shqetësuese ishin ato ku vërehej se zbatimi i ligjit në orët e vona është  shumë i ultë, gjë që tregon se inspektorati duhet edhe të filloj me inspektime edhe në këtë kohë.

Kurse drejtori i drejtorisë së inspektoratit të komunës së Prishtinës, Xhelal Sfeçla ka folur për aktivitetet e kryera nga inspektorët komunalë të Prishtinës për zbatimin e ligjit në këtë komunë, ku u raportua për 146 vërejtje, 33 fletëparaqitje në gjykata dhe disa dënime të shqiptuara nga ky inspektorat gjatë ditëve të fundit. 

Zt. Durak Zyrapi nga inspektorati sanitar për rajonin e Prizrenin tha se në këtë komunë dhe dy komunat e tjera përreth: Suharekë, Malishevë, Dragash, në dy muajt e fundit janë kryer 245 inspektime, ndërsa në gjykata janë dërguar 36 lëndë, prej të cilave 29 janë shqyrtuar dhe pritet që të procedohen edhe 7 të  tjera. Gjykata ka ekzekutuar tre dënime: një me vlerën prej 3500 euro, një tjetër me 500 euro dhe dënimi i tretë me 300 euro.
Z. Zyrapi shprehu shqetësimin mbi faktin se persona zyrtar nga institucionet publike si policia e Kosovës dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, por edhe figura të tjera publike janë evidentuar si shkelës serik të ligjit për Kontrollin e Duhanit, në objekte të caktuara gastronomike në rajonin e Prizrenit.

10734086_10152873661275816_1970447845522051085_n

Në këtë diskutim, për aktivitetet e tyre kanë raportuar edhe inspektorët nga Gjilani e Podujeva, ndërsa si shembull i mirë është cilësuar Zt. Ymer, kryetar i inspektorati të komunës së Lipjanit, i cili  ndau me pjesëmarrësit praktikën e mirë të këtij inspektorati. Gjë që realizohet falë bashkëpunimit të mirë midis inspektorëve, kryetarit të komunës dhe gjykatës komunale. Ai raportoi se, gjykata për subjektet-shkelëse të këtij ligji, në këtë komunë, ka shqiptuar 16 dënime për persona fizikë dhe 2 dënime për persona juridikë  në vlerë prej 500 euro, derisa gjatë këtij viti 73 fletëparaqitje janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje.

Në këtë takim, inspektorët  kanë folur për atë se çka po e sfidon më tepër zbatimin e këtij ligji. Janë nxjerrë gjithashtu edhe rekomandime për aksionet e ardhshme, të cilat gjithsesi kanë të bëjnë me përmirësimin e bashkëpunimit me gjykatat që kanë filluar të shqiptojnë dënimet dhe policinë, si dhe një bashkëpunim më i mirë ndër-sektorial, me qëllimin që ligji të arrijë suksesin e tij. E jgitha kjo në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve nga pasojat shkatërruese shëndetësore, ekonomike, sociale e mjedisore të duhanit.

 

Këtë lajm mund ta gjeni edhe në linqet e mëposhtme:

Mirëmëngjesi Kosovë RTK;     Radio Europa e Lirë;     Koha.net;

Ministria e Shëndetësisë;     Info Globi;     Kosova.Info;   &   Ekonomia-ks.

Author:

Share This Post On