Ligji për Kontrollin e Duhanit hyn në fuqi

kadc_posteriLigji për Kontrollin e Duhanit hyri sot me 22 maj 2013 në fuqi

Ligji parasheh ndalimin e konsumimit të duhanit, në 100 % të hapësirave të mbyllura dhe publike si dhe ndalon ekspozimin e pakove të cigareve nëpër të gjitha pikat e shitjes.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani në një konferencë për media, hyrjen në fuqi të këtij ligji e ka quajtur ditë historike për shëndetësinë kosovare, duke shprehur edhe përkushtimin institucional për zbatimin e tyre.

“Ligji për kontrollin e duhanit do të paraqet prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë. Zbatimi i këtij ligji për një arsye të thjeshtë, sepse e dimë se nëpërmjet zbatimit të këtij ligji do të kontribuojmë në masë të madhe në parandalimin e shumë sëmundjeve respirator dhe kardiovaskulare. Veçanërisht në mesin e rinisë sonë, por edhe shtresave tjera të qytetarëve të vendit. Në këtë drejtim jemi të përkushtuar që të zbatojmë një aksion të koordinuar, veprim të koordinuar në pajtim me dispozitat e ligjit, nëpërmjet funksionalizimit të plotë të këshillit ndërministror”, ka thënë ai.

Për këtë qëllim është bërë edhe një fushatë, në mënyrë që të sensibilizohet opinioni i gjerë. Shkumbin Spahija, nga organizata KADC, pret që ky ligj të zbatohet menjëherë, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për zbatimin e këtij ligji.

“Unë prej sot pres që institucionet të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji do të ma mundësojnë që unë të marrë frymë lirshëm. Por, gjithashtu presë edhe një mobilizim gjithë qytetarë të cilët do të bashkëpunojnë dhe do t’i adresojnë shkeljet e ligjit për
të mundësuar një ambient më të shëndetshëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, nga sot, në të gjitha vendet publike të mbyllura, në vendet e punës dhe mjetet e transportit publik në Kosovë ndalohet pirja e duhanit me ligj, si dhe ndalohet ekspozimi i pakove të cigareve nëpër të gjitha pikat e shitjes. Ndërsa për ata që nuk e zbatojnë ligjin, pasojnë gjobat. Gjobat që janë paraparë me ligj për ata që e shkelin këtë ligj janë si në vijim:

Nëse ju shkelni ligjin duke pirë duhan në vend të punës, punëdhënësi iu zbret 50 euro nga paga mujore. Nëse personi përgjegjës për hapësirën nuk vendos shenjën “Ndalohet pirja e duhanit”, ose lejon ndonjë person të pijë duhan, dënohet me gjobë prej 500 euro. Personi juridik-subjekti afarist për shkeljen e mësipërme dënohet me gjobë prej 3 mijë euro.

Organizata KADC ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në avokimin për aprovimin e këtij ligji.

Author:

Share This Post On