KADC dhe Smoke Free Partnership me memorandum bashkëpunimi
KADC këtë javë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Smoke Free Partnership në Bruksel, për të zhvilluar dhe implementuar aktivitete dhe kampanja të përbashkëta për vitet 2016 – 2019.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është i orientuar në promovimin dhe koordinimin e avokimit mbi kontrollin e duhanit dhe promovimin e partneriteteve dhe koalicioneve në nivelin nacional, për implementimin e politikave për kontrollin e duhanit.
Prioritetet kryesore të këtij koalicioni të arritur në Bruksel janë vazhdimësia e punës në kontekst të njejtë me projektin TobTaxY dhe Konventën Kornizë praktikisht Nenin 6 të Udhëzuesit për të rishikuar më tutje politikat mbi akcizën për duhan dhe tregtinë e paligjshme me të, mbështetja e implementimit të neneve 11 dhe 13 të Konventës Kornizë mbi etiketimin, marketingun dhe promovimin e produkteve të duhanit, mbështetja e implementimit të nenit 5.3 të Konventës mbi ekspozimin e industrisë së duhanit, aktiviteteve dhe partnerëve të saj, mbështetja e ambienteve pa tym duani e paraparë me nenin 8, dhe në fund mbështetja e hulumtimeve, vëzhgimit dhe ndarjes së informacionit, të gjitha këto të parapara ne nenin 20 të FCTC-së, në kuadër të prioriteteve të Horizon 2020 (korniza e programeve për hulumtim nga Bashkimi Evropian).
Përmes këtij bashkëpunimi KADC dhe Smoke Free Partnership do të ndajnë informacionet, njohuritë e grumbulluara në lidhje me politikat dhe strategjitë që lidhen me temat e këtij memorandumi, duke ndihmuar në këtë aspekt edhe përmes dhënjes së këshillave, e informacioneve teknike të rëndësishme në lidhje me politikat dhe strategjitë relevante të parapara në kuadër të këtij memorandumi të bashkëpunimit.
Misioni i KADC-së është përmirësimi i kualitetit jetësor përmes informimit, përfshirjes dhe fuqizimit të zërit publik në politikat e shëndetit publik, mjedisor dhe në proceset vendimmarrëse.
Misioni i Smoke Free Parnership është implementimi efektiv i Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit. Duke u siguruar që kontrolli për duhanin merr vëmendje të duhur politike në Evropë, dhe që promovimi i politikave hulumtuese bëhet në mënyrë adekuate në nivelin nacinal, në bashkëpunim me organizatat supranacinale të shëndetit si dhe grupet e rrjetet shoqërore për kontrollin e duhanit.